Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale
Aktualitet

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka çuar çmimet në nivele rekord, mbrojtja e Shqipërisë po vjen nga malet në veri të vendit. Lumi Drin, i fryrë nga shirat e dimrit dhe shkrirja e borës, po shërben si një mburojë natyrore. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë të energjisë së rinovueshme janë mbrojtur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt. Ekspertët e shohin këtë si një trashëgimi që duhet mbrojtur. Gjergji Simaku ekspert energjie dhe ish-zv.ministër i Energjisë shprehet për “Reuters” se e ardhmja e energjisë duhet parë të energjia e rinovueshme.

“Unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë te burimet e rinovueshme. Ne duhet të zhvillohemi në këtë mënyrë, vetëm përmes burimeve të rinovueshme, sepse ka shumë përfitime, rritim sigurinë e furnizimit dhe, mbi të gjitha, reduktojmë koston e prodhimit të energjisë elektrike, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është e ekspozuar ndaj rritjes së kostove për shkak të krizës me Iranin”,tha eksperti Gjergji Simaku.

Ministria e Energjisë, në një deklaratë për Reuters thotë se mbështetja e madhe e Shqipërisë te energjia e rinovueshme ka luajtur një rol vendimtar në zbutjen e efekteve më të rënda të krizës, dhe pothuajse 90% e prodhimit vendas vjen nga hidrocentralet dhe 10% nga impiantet fotovoltaike, si ai i Karavastasë. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të fosileve si vendet që varen nga gazi ose qymyri. Por, medalja ka edhe një anë tjetër. Kur nevojat rriten, vendi detyrohet të importojë energji të shtrenjtë fosile ose të mbështetet te projektet e debatueshme, siç janë anijet prodhuese të energjisë në Vlorë, por ato kanë hasur në rezistencën e fortë të banorëve vendas.

“Ne protestuam sepse nuk ishim dakord me ato anije në portin tonë. Kostoja e prodhimit ishte e lartë dhe ndotja që ato shkaktonin ishte e papranueshme për qytetin”,tha Vangjel Dako, një banor i Vlorës.

Analistët ndërkombëtarë thonë se energjia e rinovueshme ka shpëtuar Shqipërinë nga ‘gropa’ ku ranë Gjermania apo Italia, por varësia e plotë nga moti mbetet pika më e dobët në afatgjatë nëse nëse vjen një vit i thatë. Ky shqetësim ngrihet edhe në Planin Kombëtar të Përshtatjes 2026-2036, ku sektori i Energjisë, mban 20% të totalit të faturës financiare të përshtatjes ndaj klimës, me një vlerë prej 1.9 miliardë dollarë, nga 9.8 miliardë dollarë që duhet të investojë Shqipëria në total për të përballuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ky sektor mbetet jetik për sigurinë kombëtare, duke pasur parasysh varësinë tonë nga burimet ujore.

INVESTIMET PËR PERSHTATJEN NDAJ KLIMËS

TOTALI 9.8 MILIARDE USD
ENERGJIA 1.9 MILIARDE USD
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Gazi #Gjergj Simaku #Gjermania #Hidrocentralet #Italia #Izraeli #karavasta #lumi drin #ministria e energjise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pojan të Maliqit, lëndohet 74-vjeçari
  • “Revolucioni Flamingo, u fabrikua”/ Rama justifikohet në OKB për 118 ditë revoltë qytetare: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan edhe kundër një armiku fantazmë
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by