Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U martuan të dielën, por humbën jetën pas aksidentit tragjik në Durrës, 26-vjeçari punonte në Itali si murator! Bashkatdhetari: Nuk e dinim që do martoheshin
Kronikë

U martuan të dielën, por humbën jetën pas aksidentit tragjik në Durrës, 26-vjeçari punonte në Itali si murator! Bashkatdhetari: Nuk e dinim që do martoheshin

• 20 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekziston një video e momentit kur BMW është duke lëvizur, ngre pak pluhur në anë të rrugës dhe më pas përplaset me një mur betoni, duke u përmbysur.

Disa kanale televizive shqiptare e kanë publikuar këtë video dhe pamjet janë të rënda. Është natë, dhe makina, e kapur nga kamerat e sigurisë shihet nga larg, ndërsa duken qartë dritat e përparme dhe të pasme. Në momentin e fundit, duket sikur Kleo Vrioni frenon, por nuk është aq e qartë; gjithçka ndodh shumë shpejt.

I riu, i cili do të mbushte 25 vjeç më 6 tetor, jetonte në Ponte San Pietro që kur ishte 18 vjeç. Ai punonte si murator dhe jetonte me qira në një apartament modest në Via Garibaldi, shumë pranë bashkisë, aty ku Sara Brugnatelli, një 26-vjeçare nga Erbusco që punon në Arcaplanet në Curno, vinte shpesh. Ata u martuan të dielën, pikërisht në Shqipëri. Të dy vdiqën menjëherë në aksident, shkruan Corriere della Sera në një artikull për të rinjtë që humbën jetën në Durrës.

Read more:U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se…

“E dimë çfarë ka ndodhur nga ato që kemi lexuar në faqet e internetit shqiptare”, thotë Ervist Myrtaj, 21 vjeç shqiptar dhe fqinj i viktimës.

Në apartamentin me korridorin e gjatë dhe dy shirita dritash që janë nga dritarja e tij deri te dritarja e Vrionit, ai ulet pranë ventilatorit dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

“Nuk është e vërtetë”, thotë ai.

“Vëllai im, i cili punoi me Kleon dhe tani është duke shkuar në Shqipëri për funeralin, më telefonoi.

“Sipas mediave shqiptare, në orën 2:20 të mëngjesit, pas Vrioni po kthehej me makinë me Brugnatelli-n dhe tre persona të tjerë pas një feste në një lokal nate: 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri vdiq me ta , një 16-vjeçar është në gjendje kritike dhe një tjetër 25-vjeçar është shtruar në spital në Tiranë. Nuk e dimë se kush ishin personat me ta, mendojmë se ishin kushërinj ose ndoshta thjesht miq”, thotë 21-vjeçari.

I riu tregon se nuk e dinte që dy viktimat ishin martuar të dielën. Nga ana tjetër ai thotë 26-vjeçarin kishte një vit e gjysmë që e njihte.

Read more:U martuan të dielën, çifti humb jetën në aksident në Manëz! Vdes edhe 15-vjeçari, shoferi dyshohet i dehur! VIDEO kur makina me rreth 130 km/h përplaset me bordurën

“Kleo as nuk na kishte treguar për dasmën; ndoshta ata preferonin ta mbanin private. E njihja prej një viti e gjysmë. Darkonim bashkë, ndonjëherë dilnim në bar. Atij i pëlqente peshkimi. Sara nuk jetonte këtu, ajo qëndronte disa ditë dhe pastaj kthehej në Erbusco tek i ati.

Në një rast, ajo na tha se ai ishte i sëmurë dhe se duhej të kujdesej për të. Në Bergamo, djali kishte një vëlla, tani në burg. Ai la pas edhe prindërit dhe një motër. Përpara se të transferohej në Via Garibaldi, ai kishte jetuar për disa vjet në Via Sant’Anna”, tregon Ervist Myrtaj.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli, humbën jetën në një aksident tragjik në Manëz të Durrësit, bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri një ditë më parë. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 115 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej. Paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por policia ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja e portugezit në Ksamil, kërkime në Kukës, Tiranë e Vlorë për pronarin e ‘Principotes’ Bekim Bulica dhe punonjësin

Kronikë

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Durrës! Ambienti pa kontratë qiraje, nën hetim pronari

Tags: #Aksident #aksident rrugor #Aksident tragjik #Alvi Muhaxhiri #Bmw #Burg #Durres #Ervist Myrtaj #Kleo Vrioni #Sara Brugnatelli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e portugezit në Ksamil, kërkime në Kukës, Tiranë e Vlorë për pronarin e ‘Principotes’ Bekim Bulica dhe punonjësin
  • Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Durrës! Ambienti pa kontratë qiraje, nën hetim pronari
  • Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, Gjykata e Tiranës lë në burg 35-vjeçarin! Mohon të ketë lidhjen me ngjarjen
  • Në kërkim për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari nga Malësia e Madhe (EMRI+VIDEO)
  • Zjarret në vend, 5 ende aktive dhe 3 nën monitorim! Përmirësohet situata në Pukë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Të mbytur’ nga mbeturinat, banorët e Spitallës protestë ndaj bashkisë: Situatë e padurueshme, largojini!
  • Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Durrës! Ambienti pa kontratë qiraje, nën hetim pronari
  • Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, Gjykata e Tiranës lë në burg 35-vjeçarin! Mohon të ketë lidhjen me ngjarjen
  • Revolta qytetare sot në ditën 82/ Protestuesit sërish para Kryeministrisë, paralajmërojnë shtator të nxehtë: Rama, jepe dorëheqjen!
  • Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg administratori i ‘Orange Club’ dhe 5 personat e tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja e portugezit në Ksamil, kërkime në Kukës, Tiranë e Vlorë për pronarin e ‘Principotes’ Bekim Bulica dhe punonjësin

Policia po vijon kërkimet për pronarin e ‘Principotes’, Bekim Bulica kompleksit luksoz në Ksamil ku dy ditë më…

• 5 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Durrës! Ambienti pa kontratë qiraje, nën hetim pronari

Qiramarrësi i një lokali në Durrës ku organizoheshin lojëra fati ka përfunduar në pranga. kontratë. Policia ka sekuestruar…

• 35 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, Gjykata e Tiranës lë në burg 35-vjeçarin! Mohon të ketë lidhjen me ngjarjen

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Argys Kalsin, një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by