Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
Kronikë

Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë

• 21 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të cilën është arrestuar 70-vjeçari Pjerin Bitani.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit dhe nga dëshmitë e autorit, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit. Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin.

Read more:Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë, policia: Gjendet edhe kallashnikovi (EMRI+VIDEO)

Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani në polici, përplasja mes dy fqinjëve ka vijuar në një pjesë të rrugës pranë lokalit, ku situata është përshkallëzuar pas një debati verbal. Burime nga hetimi bëjnë me dije se 70-vjeçari ka pretenduar se Bruçi e ka ofenduar në prani të familjarëve që ndodheshin në lokal. Pikërisht në këtë moment, sipas versionit të tij, Bitani ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Bruçit.

Nga të shtënat, Vladimir Bruçi mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa sipas autoriteteve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportimet e para flasin për dy të shtëna të drejtuara ndaj tij, ndërsa një prej plumbave ka dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Read more:Shkodër/ U grindën mes tyre, fqinji merr armën dhe e qëllon! Plagoset Vladimir Bruçi, vetëdorëzohet në Polici autori! Ishin bashkë në lokal para sherrit (EMRI)

Pas ngjarjes, Pjerin Bitani u largua nga vendi i konfliktit dhe u fsheh për disa orë në zonën e lagjes “Rus”. Policia zhvilloi kontrolle të shumta për lokalizimin e tij, ndërsa paralelisht nisën negociatat me familjarët e 70-vjeçarit. Pas këtyre negociatave, Bitani u vetëdorëzua në polici dhe më pas u arrestua për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Një tjetër element që po hetohet është arma e përdorur në ngjarje. Sipas të dhënave të bëra me dije nga burimet e hetimit, Bitani ka pretenduar se armën e ka hedhur gjatë largimit, por nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saktë. Pavarësisht kontrolleve të kryera nga policia, arma ende nuk është gjetur.

Read more:Shkodër/ U grindën mes tyre, fqinji merr armën dhe e qëllon! Plagoset Vladimir Bruçi, në kërkim autori (EMRI)

Ndërkohë, në kuadër të hetimit pritet të verifikohen edhe kamerat e sigurisë që dyshohet se janë bërë shkak i debatit mes dy fqinjëve. Policia po punon për sekuestrimin dhe administrimin e pamjeve të tyre, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së konfliktit dhe momentit kur janë kryer të shtënat.

Vladimir Bruçi nuk është një emër i panjohur për kronikën e Shkodrës. Në qershor të vitit 2024, ai u dhunua në të njëjtën zonë pas një konflikti për një vendparkimi, ndërsa për atë ngjarje Gjykata e Shkodrës dënoi tre persona.

Read more:Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Durrës! Ambienti pa kontratë qiraje, nën hetim pronari

Hetimet për ngjarjen e re vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa deklarimet e Pjerin Bitanit dhe provat materiale, përfshirë kamerat dhe gjetjen e armës, pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen me armë të Vladimir Bruçit.

Lexo edhe
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Tags: #Ambienti #Armë #automjet #Gjykata #Hapesira #kamerat e sigurise #pjerin bitani #plagosje me arme zjarri #sherr #Shkoder #Vladimir Bruçi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 21 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by