Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë e Pishë Poro
Kronikë

Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë e Pishë Poro

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjashtë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 7 të tjera janë nën mbikëqyrje. Flakët vijojnë në Palasë, Pukë, Mirditë, Bulqizë dhe në Malin e Dajtit, por aktualisht nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri vijon në një terren të thepisur dhe të paarritshëm nga toka. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë 2 avionë Air Tractor.

Në Prozhem të Pukës, zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, ku krahas strukturave vendore janë angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar.

Në Mirditë, vatra në Shtuf mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa në Shtanë-Tenë situata është stabilizuar.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Në Qafën e Helmes, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar në dy vatra në një pyll të dendur me pisha. Në terren po punojnë 11 efektivë zjarrfikës.

Ndërsa në Malin e Dajtit vijon operacioni me 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në zonën e Pishporos, zjarri që ra ditën e djeshme pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish.

Read more:Zjarret/ Angazhohen 2 helikopterë për vatrën në Gojan të Pukës, vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)

Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Në operacionet kundër zjarreve janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 155 efektivë të FA-së, si dhe mjete nga toka dhe ajri, përfshirë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:16

Era favorizon flakët në Krastën e Krujës, pesë vatra zjarri nën monitorim

1786709968_krujezjarr.jpg

Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Read more:Furgoni me 15 emigrantë afrikanë ndalohet në Shkodër, në pranga dy të rinjtë që po i transportonin drejt Malit të Zi

Sipas të dhënave paraprake, momentalisht nuk rrezikohen banesa apo biznese. Vatrat e zjarrit ndodhen pranë zonës ku edhe ditët e fundit u regjistruan zjarre, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ora 13:40

Aktivizohet vatra e zjarrit në Pish poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve

Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.

Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka.

Lexo edhe
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Tags: #Banesa #Biznese #Bulqize #Diber #gjegjan #Operacion #Palase #pishporo #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
  • Kthehet në tragjedi shpërthimi që plagosi 6 anëtarët e familjes Kola në Lezhë, kryefamiljari humb jetën pas 12 ditëve
  • Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
Nga të njëjtat tag-e
  • Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
  • Autorë të vjedhjes së automjeteve në Vlorë e Orikum, arrestohen 2 ‘skifterët’ (EMRAT)
  • Policia ndalon makinën në Korçë, pasagjeri hedh qesen me kanabis dhe kapet me thikë! Arrestohet 31-vjeçari, shoferi hetohet në gjendje të lirë
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 9 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

TIRANË– Bllokimi i pagave për gjykatat dhe prokuroritë e vendit, magjistratë e administratë, është bërë me urdhër të…

• 1 orë më parë • 12 min lexim
Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Pasi Prokuroria e Posaçme sekuestroi dje në Palasë një tjetër vilë të Belinda Ballukut, avokati Saimir Vishaj është…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter

Zjarri në vendin tonë mbetet ende një problem edhe në këtë javë të dytë shtatori. 19 vatra zjarri,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by