Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
Sociale

Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë

• 24 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

24 gushti, Dita e Kujtesës për vuajtjet e të internuarve në kampet e Savrës, Gjazës, Kosovës së Madhe, Plukut dhe zonave të tjera të internimit, u përkujtua në Lushnje me një sërë aktivitetesh ku morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, përfaqësues të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ish-të përndjekur politikë.

Aktivitetet nisën te Memoriali i Kujtesës në Lushnje, ku u vendosën kurora me lule në nderim të viktimave të regjimit komunist. Më pas ceremonitë vijuan në Savër, një nga qendrat më të mëdha të internimit në vend, ku pranë memorialit me emrat e të internuarve u mbajtën fjalë përkujtimore.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula, tha se Dita e Kujtesës duhet të shërbejë jo vetëm për të kujtuar vuajtjet e të internuarve, por edhe për të plotësuar detyrimet që shteti ka ende ndaj tyre.

Read more:Vijojnë punimet për shkollën e re në Hysgjokaj të Lushnjës, do të mirëpresë 220 nxënës! Rama: Ambiente moderne e kushte dinjitoze!

“Shpreh dhimbjen dhe keqardhjen e thellë për atë që nuk u ndodhi familjeve pas viteve ’90. Na duhet të marrim masa aktive. Shumë njerëz ikën pa marrë përgjigje e pa e ndjerë dorën e shtetit. Ndjesa e shtetit duhet të jetë e thellë dhe e dëshmuar me vepra, jo vetëm me fjalë, me njohje ligjore, drejtësi, kërkim për të zhdukurit, vendet e kujtesës dhe garancinë e mos përsëritjes”, u shpreh Sula.

Presidenti Bajram Begaj theksoi se vendet e internimit janë dëshmi e shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut gjatë regjimit komunist dhe se kujtesa për to duhet të ruhet.

Read more:Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

“Ky vend është dëshmi se si të pafajshëm janë privuar nga të drejtat themelore njerëzore, liria dhe jeta normale. Ajo që na mbledh bashkë nuk është një përkujtim i thjeshtë, por një detyrim ndaj së sotmes dhe një përgjegjësi ndaj së ardhmes për të mos harruar”, tha Begaj.

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, bëri të ditur se në Savër do të ngrihet një muze që do të pasqyrojë historinë e internimeve dhe vuajtjet e mijëra familjeve që kaluan në këto kampe.

Read more:Protesta në Marinzë/ “Studimet tregojnë se në këtë zonë janë rritur rastet me kancer”, Berisha: Bankers duhet të dëmshpërblejë banorët!

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Antikomunistë, Ethem Fejzullahu, i kërkoi Presidentit që të vihet në vend dinjiteti i të internuarve dhe ata të dëmshpërblehen me pensione speciale për vitet e vuajtjeve.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së të Internuarve dhe të Përndjekurve të Lushnjës, Shpëtim Brahamaj, kërkoi që historia e internimeve të përfshihet në tekstet shkollore, në mënyrë që brezat e rinj të njihen me atë periudhë.

Read more:Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!

Pas ceremonisë, të pranishmit vizituan ekspozitën e ngritur për këtë ditë dhe panë nga afër barakat ku kanë jetuar të internuarit.

Aktivitetet përkujtimore vijuan edhe në Gjazë, Kosovë të Madhe dhe Pluk, vende që regjimi komunist i përdori për internimin e kundërshtarëve politikë. Në Gjazë, pranë memorialit të Ernest Koliqit, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se Lushnja ka shumë vende kujtese që duhet të ruhen për të dëshmuar vuajtjet e të internuarve.:::

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #Bajram begaj #Detyrim #dita e kujteses #ernest koliqi #Genjtana Sula #jetë #kosove #Kujtesa #lushnje #Saimir Korreshi #Saver

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 15 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin