Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!
Sociale

Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës!

• 25 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Savër të Lushnjës, në vitin 1953 regjimi komunist ngriti një kamp internimi, i cili qëndroi si i tillë deri në vitin 1990. Aty ku dikur familje të shumta shqiptarëve, jetuan nën terrorin e kohës, sot propozohet të ngrihet një muzet.

Përmes fotografive, dokumenteve, objekteve personale dhe rrëfimeve të të internuarve, brezava të rinj t’u tregohet jo vetëm se çfarë ndodhi, por edhe si u përjetua jeta në internim.

“Një muze i kampit të detyruar të punës nuk do të ishte thjesht një ndërtesë me objekte të vjetra, do të ishte një hapësirë dëshmie… Dokumenti na tregon çfarë ka ndodhur, objekti na tregon si ka ndodhur, por dëshmia njerëzore na tregon çfarë ka ndjerë njeriu”, tha Eriselda Sefa, kryetare e Bashkisë Lushnjë.

Nisma u bë publike në 24 gusht, ditën e kujtesës për vuajtjet e mijëra familjeve të internuara në Savër, Gjazë, Pluk, Kosovë të Madhe e në qendra të tjera të internimit në Myzeqe.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Aktivitetet nisën në Memorialin e Kujtesës në Lushnjë me vendosjen e kurorave me lule dhe vijuan në Savër, një prej qendrave kryesore të internimit.

Këtu, mes gjurmëve të mbetura të ish-kampit, u kujtuan historitë e familjeve që u dënuan jo vetëm për bindjet politike, por edhe për prejardhjen e tyre.

“Bëhet fjalë jo thjesht për vende, bëhet fjalë dhe për dokumentacion… Në rastin e internimit përgjegjësia ishte familjare. Bënte diçka babai dhe dëmin e pësonin gratë, pësonin fëmijët dhe shkalonte nga brezi në brez”, theksoi Gentiana Sula, drejtoreshë e Autoritetit të Dosjeve.

Read more:Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Në ceremoni ishte edhe presidenti Bajram Begaj, i cili e cilësoi Savrën një dëshmi të një prej faqeve më të rënda të historisë shqiptare.

“Ne jemi mbledhur për të mos harruar. Ky vend është dëshmi se si shtetas të pafajshëm janë privuar nga të drejtat themelore njerëzore, nga liria dhe jeta normale… Kujtesa kërkon të vërtetën, kërkon ta dokumentojmë atë, ta mësojmë atë dhe patjetër që ta tregojmë atë”, tha Presidenti Bajram Begaj.

Në qendër të vëmendjes ishin edhe dëshmitë e të mbijetuarve. U përmendën historitë e fëmijëve që u rritën në internim dhe e panë jetën të kushtëzuar nga “biografia” e familjes.

Read more:“Reforma është shfarosëse dhe denigruese” – Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

“Ne si të përndjekur politikë kurrë nuk kemi kërkuar lëmoshë. Ne kemi kërkuar dinjitet… E kemi detyrë ne që pasardhësve tanë t’u shpjegojmë se çfarë ka ndodhur, që historia të mos përsëritet”, tha Shpëtim Behramaj, kryetar i Shoqatës së të Internuarve dhe të Përndjekurve Lushnjë.

Turi përkujtimor vijoi në Gjazë, Kosovë të Madhe dhe Plug, vende të tjera të Lushnjës, ku regjimi komunist internoi kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #Babai #Bajram begaj #Detyrë #Familje #Fëmijët #Fier #kamp internimi #lushnje #muzeu i kujteses #Saver

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 22 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin