Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shqipëria në hartën e turizmit evropian, ‘The Independent’ rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira mal
Sociale

Shqipëria në hartën e turizmit evropian, ‘The Independent’ rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira mal

• 26 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria, me peizazhet e saj të egra dhe të paprekura, është bërë një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë. Në një reportazh për The Independent, gazetarja britanike Laura Sanders nis shkrimin e saj duke përshkruar bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, ku karsti dramatik gëlqeror dhe pyjet e dendura të ahut krijojnë një atmosferë që të kujton Andet Peruviane.

Vetëm tre orë fluturim nga Mbretëria e Bashkuar, këto luginat e thella ofrojnë një detoksifikim të vërtetë nga jeta moderne. Me kulla të vjetra që qëndrojnë ende në fshatrat e veriut, udhëtari ndien se koha ka ndalur, një ndjesi që dikur e përshkroi edhe shkrimtarja viktoriane Edith Durham në librin e saj High Albania.

Valët e të nxehtit dhe zjarret pyjore kanë bërë që turistët të kërkojnë destinacione malore për pushimet e tyre, sipas medias britanike “Independent”. Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë disa prej vendeve më të mira në Evropë për të eksploruar malet gjatë verës, larg sezonit të skive.

Read more:LIVE- 82 ditë protestë/ “Shteti i degraduar”, Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

Me temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën këtë verë, pushimet në vende të freskëta dhe udhëtimet për ecje në natyrë, janë bërë gjithnjë e më të kërkuara. Destinacionet malore evropiane po kryesojnë listat e turistëve që duan t’i shpëtojnë valëve të vazhdueshme të të nxehtit.

Ndërsa turistët përballen me radhë të gjata në Dolomite, madje edhe për të blerë ëmbëlsira, vëmendja po zhvendoset drejt destinacioneve të tjera malore në Portugali, Shqipëri dhe Gjermani, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për ecje dhe eksplorim edhe jashtë sezonit të skive.

Read more:Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare ‘Pano Nikolla Meniko’ në Himarë, gati për të pritur 115 nxënës në shtator

Nga shtigjet e përshtatshme për një numër më të madh vizitorësh në Madeira, te strehat malore në Alpet franceze, ekspertët kanë përzgjedhur disa nga destinacionet malore evropiane për vitin 2026.

Edhe pse Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si destinacion bregdetar, sipas autores Laura Sanders, bukuria e vërtetë e vendit gjendet në Bjeshkët e Nemuna.

Read more:Zjarret/ Angazhohen 2 helikopterë për vatrën në Gojan të Pukës, vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)

Lugina të rrethuara nga ferma, kullota të larta për bagëtitë dhe pyje pothuajse të paprekura krijojnë një peizazh spektakolar. Sipas artikullit, rreth 75% e territorit të Shqipërisë përbëhet nga peizazhe malore dhe natyrore të larmishme. Sanders e përshkruan si magjike përvojën e zgjimit me pamjen e Bjeshkëve të Nemuna në njërën anë dhe kufirit me Malin e Zi në anën tjetër.

Ajo rekomandon udhëtimet e gjata dhe eksplorimin e zonës përmes ecjes, çiklizmit dhe vozitjes, pasi kjo mënyrë u mundëson vizitorëve të njohin më mirë natyrën dhe jetën lokale. Sipas saj, me rritjen e turizmit, sfida është që Shqipëria të ruajë karakterin e saj të egër dhe natyror./ The Indepedent

Lexo edhe
Sociale

‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO)

Sociale

Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)

Tags: #Bjeshket e nemuna #gjermani #Malore #Mbreteria e Bashkuar #Moderne #Pyjet #shqiperi #Shqiperia #shqiperia turistike #Temperaturat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO)
  • Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)
  • Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi
  • Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim
  • VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti 3 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO) 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura ishin sot në qytetin e Fierit, ku organizuan aktivitetin “Ditë e…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)

Mbrëmjen e së dielës, uji shkoi i ndotur në çezmat e banorëve të lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Sociale

Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi

Festa e gështenjës, e populloj si dikur edhe këtë fundjavë Shllakun. Oborri i kishës së “Shën Prendes” në…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin