Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja
Kronikë

DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Biznesmeni Ergys Agasi qëndroi deri në mesnatë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku agjentët e BKH-së, menjëherë pas arrestimit bënë ekzekutimin e masës arrest me burg. Agasi u kap për llogari të SPAK pas 8 muajsh arrati, i akuzuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, ndërsa udhëtonte nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit. Pasi iu komunikua masa e arrestit, biznesmeni u transferua në ambientet e Bllokut të Sigurisë, aty ku do të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për vlerësimin e masës.

Operacioni u zhvillua pasditen e 26 gushtit nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me SPAK-un, të cilët e kishin pikasur mjetin “Audi” me të cilin udhëtonte Agasi që në qytetin e Elbasanit. Report Tv ka siguruar edhe foto nga momenti i operacionit, ku dallohet se makina me të cilën lëvizte Agasi është rrethuar nga forcat Operacionale të cilat e prangosën bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpatarakun, i cili drejtonte “Audi Rs6” me vlerë rreth 100 mijë euro.

Agasi është ndjekur për të paktën 40 kilometra, drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe Durrësit, ku u arrestua në zonën e Plepave. Ndërkohë, gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur rreth 4 mijë euro, të cilat janë sekuestruar bashkë me Audin.

1787816338_ergysagasi.jpg

Foto kur policia rrethon makinën e Ergys Agasit

Ndaj Agasit, gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion.

Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:40

U arrestua dje në Durrës, avokat Maks Haxhia takon Ergys Agasin te Blloku i Sigurisë: Duam dosjen (VIDEO)

Avokati Maks Haxhia ka takuar Ergys Agasin vetëm disa orë pasi u transferua te Blloku i Sigurisë.

“Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me kushtet e arrestimit. Ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur Na është mohuar një e drejtë. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat”, tha Haxhia.

Agasi u arrestua një ditë më parë në zonën e Plepave, Durrës pas tetë muajsh në arrati.

Lexo edhe
Kronikë

I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe trafik droge në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)

Kronikë

‘Audi’ përplasi për vdekje 13-vjeçarin me monoptainë në Lezhë, shoferi nuk e pa për shkak të mungesës së ndriçimit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe trafik droge në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)
  • ‘Audi’ përplasi për vdekje 13-vjeçarin me monoptainë në Lezhë, shoferi nuk e pa për shkak të mungesës së ndriçimit
  • Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë
  • Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë
  • Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 10 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I akuzuar për kanosje në Norvegji dhe trafik droge në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)

Një 28-vjeçar norvegjez nën akuzë për kanosje dhe për prishje të qetësisë publike është arrestuar nga policia në…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Audi’ përplasi për vdekje 13-vjeçarin me monoptainë në Lezhë, shoferi nuk e pa për shkak të mungesës së ndriçimit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën dytësore Blinisht-Fishtë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e tyre në Florida…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by