Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrësvijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy vatra. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është riaktivizuar zjarri mbi fshatin Vajkal të Bulqizës.
Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke nxitur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Ndërkohë, në Qafën e Helmës, po në Bulqizë, vijon puna për shuarjen e një tjetër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në të dyja zonat janë angazhuar 55 forca, ndërsa aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Edhe në Qarkun e Elbasanitvijojnë të jenë aktive dy vatra. Në Malin e Qukësit, në Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat.
Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së.
Read more:Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
Në total gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.
Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.
Lajm në përditësim…
Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
Një vatër zjarri është ka rënë në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.
Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.




