Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi.
Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit.
Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45.
Read more:Kanye West dhe tre dështime të qeverisë shqiptare para tij – Blog
Sipas informacioneve të Report TV, fluturimi i parë pas këtij blackout-i ishte ai drejt Varshavës i linjës LOT që u nis në orën 18:45. Avioni më i fundit që tentoi të ulej në Rinas ishte Euroëings por nuk ia doli dot

Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga Tirana
Edhe pamjet satelitore konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët.

Siç shihet edhe nga pamjet satelitore avionet po fluturojnë në të gjithë hapësirën ajrore përreth Shqipërisë por jo brenda saj.
.jpeg)
Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare.
Lajmi në përditësim
Defekti teknik në sistemet e trafikut ajror, mbi 10 fluturime me vonesë, 5 të anulluara në mbi një orë në Rinas! Këto janë destinacionet e prekura

Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj.
Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh në Rinas? Pasagjerë të shumtë në pritje (VIDEO)
Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre
Pamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre.
Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë




