Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Kanye West dhe tre dështime të qeverisë shqiptare para tij – Blog
Editoriale

Kanye West dhe tre dështime të qeverisë shqiptare para tij – Blog

• 8 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanye West dhe tre raste para tij…

1) Rasti i Air Albania

Air Albania u lançua në 2018 si “krenaria shqiptare e qiejve” — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), investitorit privat MDN Investment (41%) dhe ALBcontrol (10%). Rama e promovoi si hapje strategjike drejt tregut ndërkombëtar të aviacionit, me premtime për fluturime transkontinentale dhe rritje të turizmit. Në kulmin e saj, kompania arriti 18% të tregut në 2021 dhe u rendit operatori i dytë pas Wizz Air. Kontributi i saj ekonomik mbeti i kufizuar: tregut i solli pak konkurrencë dhe ndihmoi disi në diversifikimin e lidhjes Tiranë-Stamboll, por nuk realizoi asnjëherë fluturimin e premtuar ndërkontinental.

Problemi qendror ka qenë mungesa totale e transparencës. Air Albania nuk depozitoi asnjëherë bilanc në QKB dhe nuk u auditua asnjëherë. Shifrat dolën nga dokumentet zyrtare të Turkish Airlines: humbje operative prej rreth 52 milionë dollarësh nga 2019–2024, plus 53 milionë dollarë detyrime të papaguara ndaj partnerit turk — një “gropë” totale prej mbi 105 milionë dollarësh. Ndërkohë, pjesa e tregut u tkurr nga 18% (2021) në 3.4% (2024) dhe 2.33% (2025), pasi Wizz Air dhe Ryanair sunduan tregun me tarifa të ulëta. Në nëntor 2025, Turkish Airlines njoftoi shitjen e 49%-it të saj; në dhjetor 2025, Autoriteti i Aviacionit Civil pezulloi licencën.

Ironia e madhe është se gjatë gjithë kësaj kohe tregu i fluturimeve shqiptare shënoi rekorde: 11.6 milionë pasagjerë në 2025, rritje 8.7% krahasuar me 2024. Por kjo rritje u drejtua tërësisht nga kompanitë e huaja me kosto të ulët. Qeveria po tenton sot ta shpëtojë kompaninë, por borxhet janë të paqarta, askush nuk di kush do t’i marrë përsipër, dhe çdo ringritje do të kërkonte subvencione masive shtetërore — pikërisht kundër logjikës së tregut të hapur që premtoi nisja e saj.

Read more:Kërkon shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në 16 korrik rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku

2) Rasti i Satelitëve: 6 Milionë Dollarë

Në shtator 2022, qeveria nënshkroi kontratë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Satellogic USA për dy satelitë (“Albania 1” dhe “Albania 2”), me pretendimin se do të monitoronin territorin dhe do të luftonin ndërtimet pa leje. Çdo satelit kalon mbi territorin shqiptar çdo 6 orë, duke ofruar rifreskimin e hartës 4 herë në vit. Kontrata u zgjat me 11 muaj shtesë në janar 2026.

Çfarë ndodhi me ndërtimet paligjshme? Rezultate konkrete nga monitorimi satelitor nuk janë publikuar. Paradoksi mbetet i qartë: legalizimet vazhdojnë të shërbejnë si instrument elektoral — duke dhënë “amnesti” ndaj ndërtimeve paligjshme pikërisht para fushatave, ndërkohë që satelitët financohen gjoja për t’i luftuar ato.

3) Rasti i “Dhuratës” për Mira Muratin: 10 Milionë Dollarë

Në prill 2025, kryeministri Rama njoftoi se qeveria shqiptare do të bëhej bashkëfinanciuese e startup-it “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati — me një vlerë prej 10 milionë dollarësh (rreth 1 miliard lekë). Fondet u morën nga të ardhurat e pasurive të sekuestruara dhe u kanalizuan nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Read more:e-Albania njofton qytetarët: Ndërprerje 4-ditore e shërbimit, jemi në proces përditësimi dhe optimizimi

A ndryshoi tregu i IT pas këtij investimi? Sipas një studimi të AADF (dhjetor 2025), tregu vendas i IT karakterizohet nga mungesë talentesh, veçanërisht në zhvillim softueri, siguri kibernetike dhe AI. Investimet qeveritare drejtohen kryesisht drejt prokurimit publik dhe platformës e-Albania, jo drejt ndërtimit të kapaciteteve lokale private. Çfarë mori Shqipëria konkretisht? Asnjë deklaratë zyrtare për transferim teknologjik, vende pune apo pilot-projekte publike nuk ka dalë deri më sot. Ekspertët kanë theksuar se investimi duhej kushtëzuar me angazhime të qarta ndaj sektorit të arsimit dhe tregut lokal të teknologjisë.

4) Rasti i Kanye West (Ye): 4 Milionë Euro

Nga fundi i 2024 deri në 2025, Ye shpërthen me një seri deklaratash hapur antisemite në rrjetet sociale. Agjencia e talenteve e braktis dhe ndaj tij ngrihen disa padi — ndër të tjera nga një punonjëse e dikurshme hebreje që pretendon diskriminim fetar, ngacmim seksual dhe largim nga puna si hakmarrje. Në mars 2026, gjykata e detyron të paguajë 59.25 milionë dollarë dëmshpërblim. Në janar 2026, Ye boton një letër falje me faqe të plotë në Wall Street Journal, ku i atribuon veprimet e tij dëmtimit të trurit dhe problemeve mendore. Albumin e ri “Bully” e lançon në prill 2026 — me debutim në vendin e dytë të Billboard 200. Ndërkohë Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen, ndërsa në Holandë gjykata refuzoi ndalimin e koncerteve pas padisë nga organizatat hebraike. Paradoksi mbetet i hapur: artistikisht dhe komercialit ende i fuqishëm — moralisht dhe ligjërisht i rrethuar nga të gjitha anët.

Sipas mendimit tim, Akti Normativ i javës se shkoi përmes të cilit KM Rama vendosi 4 milionë Euro për të bashkë-financuar stadiumin e përkohshëm ku do të mbahet koncerti i West është nul sepse është ndërmarrë në shkelje te ligjit. Fondi i rezervë i buxhetit të shtetit përdoret vetëm në rrethana të veçanta të përcaktuara nga ligji dhe aktet nënligjore. Rrethanat kryesore kur mund të aktivizohet fondi janë si vijon:

Read more:“Gjetën 4 mln për Kanye West, nënat shqiptare vdesin nga kanceri se nuk ka ilaçe”, Osman Stafa: Me ato para do ishte siguruar brakiterapia!

a) Për nevoja të papritura, urgjente dhe të jashtëzakonshme që nuk mund të parashikohen në planifikimin vjetor të buxhetit.

b) Për të përballuar katastrofa natyrore (tërmete, përmbytje, zjarre të mëdha) dhe emergjenca të tjera të shëndetit publik.

c) Për sigurimin e funksionimit të shërbimeve publike të esenciale kur mungojnë burime të tjera të menjëhershme.

Read more:Bllokada e Hormuzit alarmon G7-ën, analiza nga DW: Kërcënim serioz për ekonominë botërore

d) Për pagesa të domosdoshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, kur nuk mjafton buxheti i planifikuar.

e) Për t’u përgjigjur ngjarjeve të paparashikuara që rrezikojnë stabilitetin financiar ose ekonomik, sipas vendimit të autoriteteve kompetente.

Shpenzimet duhet të shërbejnë për qëllimin urgjent dhe të dokumentohen; zakonisht kërkohet raportim dhe miratim parlamentar ose auditim më pas. Dmth fondi nuk mund të përdoret për shpenzime rutinë ose për politika afatgjata zhvillimi. Gjithashtu në legjislacionin tonë ka kufizime në lidhje shumën dhe qëllimin e përdorimit; disbursimet zakonisht mbikëqyren nga institucione përkatëse. Në kushtet kur mungon argumentimi për nevojën dhe për emergjencën e këtji shpenzimi buxhetor (njoftimi për koncertin është më 30 Prill) një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt normativ.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh

Ne përfundim, personalisht mendoj se kështu nuk duhen shpenzuar taksat e shqiptareve. Ja pse mijëra qytetarë dhe bashkatdhetarë që jetojnë jashtë protestojnë në sheshet e Tiranës prej gjashtë javësh. Keq-qeverisja, siç tregojnë rastet e mësipërme dhe qindra të tjerë si këta, janë një faturë që i rëndon të gjithë dhe kështu shuan shpresat për ta bërë Shqipërinë më të jetueshme.

/Marrë nga faqja në Facebook e autorit. Titulli është i lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Tags: #akti normativ #Albcontrol #Britania #Britania e madhe #Buxheti #E-albania #Emergjenca #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
  • Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide
  • Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
  • U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Kërcënoi të shoqen me armë pa leje, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 12 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Pamjet ikonike të një të moshuari nga Maliqi që kërcënonte me bastun kreun socialist të këshillit bashkiak, shkojnë…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që…

• 6 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide

Shqipëria është plot me monumente të autoritarizmit politik që i janë imponuar qytetarëve pa pëlqimin e tyre. Zvërneci…

• 2 javë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by