Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët. 5 fish rritja e tarifave!
Politikë

“Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët. 5 fish rritja e tarifave!

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e komisionit parlamentar për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tarifave për aksesin në zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një tjetër barrë për qytetarët dhe turistët.

Zhupa thekson se tarifat në disa raste rriten 4-5 herë, ndërsa nuk ka një rritje të dukshme të shërbimeve, investimeve, mirëmbajtjes apo infrastrukturës për vizitorët.

Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për komunitetet lokale, të cilat, sipas saj, nuk duhet të trajtohen si turistë në territorin ku jetojnë dhe duhet të kenë akses falas ose të privilegjuar në këto zona.

“Kjo nuk është politikë mjedisore! Është taksim i natyrës dhe kthim i zonave të mbrojtura në burim të ardhurash për qeverinë dhe në ‘zona të ndaluara’ për qytetarët”, shprehet Zhupa.

Read more:“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Rritje tarifash në zonat e mbrojtura si “zona të ndaluara për qytetarin”

Zonat e mbrojtura që do mbijetojnë betonizimin, ministria e mjedisit propozon të rrisë tarifat për aksesin e qytetarëve në disa raste me 4-5 herë. Hyrja në parqe nga 50 lekë shkon në 200 lekë. Kampingu deri në 3 persona nga 150 në 700 lekë, ndërsa çadrat mbi 4 persona nga 300 në 1,000 lekë. Edhe rulota shkon nga 500 në 1,500-2,500 lekë në ditë.

Por ka disa pyetje të thjeshta kur merren këto vendime:

Read more:“Irani po vendos kontroll në Hormuz”, paralajmërimi i Windward për pasojat e bllokimit të kalimit dhe vendosjes së tarifa

Çfarë shërbimi të ri po merr vizitori që duhet të paguajë katër apo pesë herë më shumë?
A janë shtuar shtigjet?
A janë përmirësuar sinjalistika dhe qendrat e vizitorëve?
A ka më shumë roje dhe mirëmbajtje?
A janë investuar më shumë para për pastrimin, biodiversitetin dhe mbrojtjen e territorit?

Sepse qartësisht nuk ka asnjë përmirësim, pse qytetari duhet të paguajë më shumë?

Nga ana tjetër në vend që të vendosin tarifa arbitrare, të sqarojnë pse komunitetet lokal duhet të paguajnë për të hyrë në pasurinë natyrore të territorit ku jeton? Sepse ka edhe një parim që kjo qeveri e ka harruar, pikërisht atë që komuniteti lokal nuk duhet të trajtohet si turist në territorin e vet.

Read more:Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

Në shumë praktika europiane, banorët e zonave përreth parqeve dhe zonave të mbrojtura përfitojnë akses falas ose të privilegjuar, pikërisht sepse këto zona janë pjesë e territorit ku ata jetojnë dhe sepse komuniteti lokal është partneri kryesor në mbrojtjen e tyre.

Këtu po ndodh e kundërta. Qeveria heq mbrojtjen e zonave të mbrojtura, lehtëson ndërhyrjet dhe ndërtimet në to dhe pastaj rrit faturën për këdo që kërkon t’i vizitojë.

Kjo nuk është politikë mjedisore! Është taksim i natyrës dhe kthim i zonave të mbrojtura në burim të ardhurash për qeverinë dhe si “zonë e ndaluar” për qytetarët

Lexo edhe
Politikë

Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet

Politikë

Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Tags: #Banorët #Ina zhupa #Komuniteti #Ministria e mjedisit #Para #qeveria #Tarifa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet
  • Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë
  • “Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët
  • Pas takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
  • BIRN: 8 muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit. U desh rotacioni në krye të Policisë për të bërë të mundur arrestimin
Nga të njëjtat tag-e
  • Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet
  • Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i ‘qytetit të naftëtarëve’
  • Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë
  • Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!
  • “Në shesh deri në largimin e Ramës, të bashkohemi të gjithë”, protestuesi thirrje rinisë: Nuk rrëzohet kryeministri duke ndenjur në kafe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet

Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier.…

• 41 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje padinë në Gjykatën…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson arrestimin e Ergys Agasit jo si një rast të izoluar,…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by