Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

• 29 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake raportohet për 6 persona të lënduar, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre u dërguan drejt spitalit me auto-ambulanca, ndërsa tre të tjerët u dërguan me automjete private nga fqinjët dhe familjarët e tyre.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërkohë njëri prej tyre, kryefamiljari Saimir Kola, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Read more:Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi

Të dëmtuar nga flakët kanë mbetur edhe dy fëmijë, me plagë të lehta në trup. Bombola e gazit ka qenë jashtë objektit, në pjesën e pasme të shtëpisë. Të gjithë anëtarët e familjes jetonin në Itali dhe kishin ardhur në vendin tonë pasi nesër kishin një dasëm, ku do të martonin vajzën e vëllait.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që nga pamjet duket se shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesën 2 katëshe. Në vendngjarje janë edhe efektivët e Policisë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Read more:“Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga DASH: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Read more:Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)

Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read more:Shpërthimi i skafit në Porto Palermo/ Dy prej të plagosurve me djegie në 50% të trupit, në gjendje stabël dhe nën monitorim

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:06

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

Një bombël gazi shpërtheu mbrëmjen e sotme në banesën e familjes Kola në Markatomaj të Lezhës, duke lënë të lënduar 6 pjesëtarë të familjes.

Të afërm të familjes Kola (kushërinj) kanë folur për Report Tv, duke thënë se anëtarët e familjes Kola që mbetën të plagosur, kishin ardhur në Shqipëri për dasmë, pasi nesër do të martohej vajza e vëllait të Saimir Kolës (i cili mbeti më rëndë i lënduar nga shpërthimi).

Read more:Shpërthen një bombol gazi në Podujevë, lëndohen tri persona

Po ashtu, i afërmi i familjes Kola tha se fillimisht kishte kujtuar se kishte shpërthyer një gomë kamioni, por më pas u informua nga një shok për ngjarjen. Ai tregoi gjithashtu se bombola e gazit që shpërtheu ishte vendosur jashtë banesës.

“Nuk e di orën në të cilën ndodhi. I kemi kushërinj. Këta jetojnë në Itali. Kanë ardhur për pushime dhe kanë pasur një dasëm, martonin vajzën e vëllait. Unë mendova se është ndonjë gomë makine e tonazhit të rëndë dhe thashë kurrgjë tjetër, kur më mori një shok e më tha ‘ika se është lënduar Saimir, ka plasur një bombol’. Bombola ka qenë jashtë”, tha një prej të afërmve të familjes Kola.

R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Lezhe
  • markatomaj
  • bombol gazi
  • policia
  • shperthim
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


5.0 / 5 (1 vlerësim)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Tags: #ambulanca #Automjete #bombol gazi #Bombola e gazit #djegie #Familje #Lezhe #markatomaj #Policia #shperthim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
  • ‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë
  • Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
Nga të njëjtat tag-e
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
  • Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
  • “Kastraveci u duket top, vezët bombë”/ Protesta e 91, qytetari denoncon: Policia na shoqëroi dje sepse kishim me vete një qese me…
  • Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik! Punime në kanalin ‘Naum Panxhi’, devijohet qarkullimi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 37 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake…

• 53 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, e njohur edhe…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by