Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
Kronikë

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

• 29 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, nga Emergjencat, prej tyre 4 jane aktive.

Situata më problematike paraqitet në malin e Dajtit, konkretisht ne Qafë-Priskë, përballë Farkës, ku janë riaktivizuar disa vatra zjarri. Ne operacion jane angazhuar 45 forca te zjarrfikëses dhe ushtrisë si dhe 2 helikopterë te FA.

Në Vajkal të Bulqizës, forcat janë përqendruar për të mbajtur nën kontroll flakët. Dhe aty po punon nje helikopter dhe 30 efektivë.

Aktive mbeten dhe vatrat në Qafë Helmës dhe Sllatinë të Dibrës, ku janë angazhuar disa mbi 70 efektive e vullnetare.

Read more:Zjarret në vend, 5 aktive! Problematike vatra në Dajt, 1 helikopter dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ vijojnë operacionin

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës. Flakët janë përhapur me shpëjtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndersa per zjarrin një ditë më parë në Tërbaç që u përhap deri në Vranisht të Himarës, është arrestuar autori i dyshuar, 25-vjeçari Aderjan Bojko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:16

Ministri Nufi në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Monitorim dhe koordinim pa ndërprerje e situatës së zjarreve!

1788016839_ministri.png

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.

Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.

Read more:Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e strukturave të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura gjatë kësaj vere, veçanërisht përballë situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta dhe përhapja e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

“Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata, të cilët sivjet janë angazhuar në situatën e zjarreve, dhe kanë përballuar këtë situatë kaq të vështirë, të një vere të nxehtë, një vere problematike, po e cila është menaxhuar dhe kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore për përballimin e kësaj situate”, theksoi Ministri Nufi.

Read more:Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)

Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Ora 16:56

Krujë/ Zjarr mes Kroit të Madh dhe fshatit Cudhi, flakët përhapen në sipërfaqe të mëdha! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse

1788015290_kruj.png

Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

Read more:Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Ora 14:09

Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Read more:Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #Aderjan Bojko #dajt #Ermal Nufi #Forcat e Armatosura #helikopter #Himarë #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
  • Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 46 minuta më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Një tjetër ditë tensionesh e përplasjesh të forta mes policisë dhe protestuesve këtë të premte në Tiranë. Djegiet…

• 1 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 1 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin