Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
Kronikë

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive. Problematike mbeten dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Ndërkohë ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa.

Situata në pyjet e Pukës paraqitet e qetë. Zjarrfikësit janë përqendruar në Gojan të Vogël dhe Prozhem. Helikopterët kanë kryer disa fluturime mbi zonën e zjarrit dhe janë larguar drejt Milotit, ku ka një tjetër vatër aktive që prej ditës së djeshme.

Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Në Ballaxhiaj të Memaliajt zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, ndërsa disa banorë të evakuuar po rikthehen në banesa.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht.

Në operacione janë angazhuar 235 forca operacionale, 33 makina zjarrfikëse, 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

lajm ne perditesim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:52

Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Read more:Tjetërsimi i pronave në Orikum, Dukat dhe Rradhimë, dosja hetimore e Prokurorisë së Vlorës kalon në SPAK

Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Ora 14:19

Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO)

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Read more:Zjarret në vend, flakët kërcënojnë Gojanin e Pukës! Digjet mulliri, 2 helikopterë në ndihmë të operacionit! Zjarri në Milot përparon drejt banesave

Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Ora 13:44

Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO)

Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege” të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.

Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri – tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.

Read more:Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO)

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.

Ora 12:57

Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO)

Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht.

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore.

Read more:Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det! Tentuan të arratisen drejt Greqisë, s’gjendet pistoleta (EMRAT+VIDEO)

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore.

Ora 10:18

Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO)

Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.

Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë.

Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël.

Lexo edhe
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Tags: #Banesa #Biznes #dajt #Dukat #Elbasan #Ermal Nufi #puke #Shkoder #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 20 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by