Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP
Kronikë

120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Qendrën Shëndetësore të Fushë Arrëzit vijojnë të mbërrijnë pacientë të shumtë. Gjatë 5 ditëve janë paraqitur rreth 120 pacientë me të vjella, diarre e temperaturë, të cilët dyshojnë për helmim nga uji i pijshëm.

Mëngjesin e sotëm, nga ora 08:00 deri në 10:00, rreth 15 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

“Kam temperaturë, bark.”

“Prerje në bark.”

“Problemet kryesore kanë qenë me të vjella, me temperaturë të lartë, mbi 39 për 12 orë, pas 2 ditësh ka nisur diarreja, me serume erdhëm disi në terezi. Kërkojmë një përgjigje nga organet kompetente.”

“Kam pasur të vjella, të përziera”, thonë pacientët.

Read more:Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

Pamjet që sjell Report TV tregojnë pacientë që marrin trajtim në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Fushë Arrëzit.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore, Nikolin Bardhoku, pranon se gjatë këtyre ditëve janë trajtuar shumë pacientë me simptoma gastro-enterale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku.

Edhe pse nuk kishte leje për të folur zyrtarisht për mediat, mjeku doli jashtë qendrës shëndetësore dhe tregoi për Report Tv mbi gjendjen e pacientëve.

“Janë çrregullime gastrointestinale, gastroenterite akute. Ne jemi shqetësuar realisht ditën e diel dhe të hënën kemi bërë njoftimin sipas protokollit. Situata është nën kontroll, pacientët janë trajtuar ambulatorisht dhe me trajtim simptomatik. Pjesa e sipërme e kurbës është ezauruar. Unë mendoj se është një enterovirozë”, tha mjeku Nikolin Bardhoku.

Read more:Dibër/ E mitura u mbyt nga shkarkimet e HEC-it në Drinin e Zi, Prefekti: Do t’i kërkojmë Maqedonisë së Veriut të vendosë orare për hapjen e portave

Banorët e Fushë Arrëzit ngrenë dyshime se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm i ujësjellësit. Ata thonë se ditët e fundit kanë konstatuar një erë të pazakontë në ujë dhe dyshojnë se kjo mund të ketë lidhje me shqetësimet shëndetësore të shfaqura.

“Shkaku besoj se ishte uji, vinte një erë e rëndë, e padurueshme.”

“Dyshoj se ishte uji, edhe sot e ndieja erën. Jam detyruar ta blej ujin.”

Read more:U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!

“Kemi ndier shqetësime, dhimbje barku. Uji ka pasur erë shumë të keqe”, thonë banorët.

“S’mund të themi me bindje se problemi i shqetësimeve shëndetësore është uji, por do të presim analizat përkatëse. Si institucion kemi përgjegjësi të ngremë dyshime dhe të kërkojmë verifikim. Administrimi i ujit të pijshëm kryhet nga një shoqëri aksionere në Shkodër”, thotë zv.kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

Ndërkohë, kanë kaluar tre ditë nga marrja e kampioneve të ujit, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për rezultatet e analizave. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë konfirmuar nëse uji i çezmës është shkak i helmimit në Fushë-Arrëz.

Lexo edhe
Kronikë

Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

Kronikë

Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit

Tags: #Banorët #fushe arrez #Helmim #Institucion #ISHP #Kryesore #Mediat #mikel qafa #Nikolin Bardhoku #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
  • Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit
  • Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij
  • Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)
  • Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
  • Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij
  • Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare
  • Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli refuzon rregulloren e re, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 6 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 6 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Ulëz të Matit.Disa banesa janë rrezikuar,…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit

Policia Bashkiake e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e parkimeve të zëna forcërisht, në rrugë dhe…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij

Një 50-vjeçar në Golem të Shkodrës ka përplasur me makinë një motor ku udhëtonin dy të rinj. Si…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by