Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara
Politikë

“Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një paralajmërim të fortë për inspektorët, që të ushtrojnë detyrën dhe jo të gjobisin biznese apo t’i shantazhojnë ato, në kundërshtim me ligjin.

Në një takim me ministren Delina Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Dashnor Sula, kreu i qeverisë theksoi se gjoba është arma e fundit që duhet të aplikojë inspektori në terren, dhe jo të vendosë ‘shpata’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve.

Ai shtoi mes të tjerash se nuk duhet të ketë asnjë kontroll pa paralajmërim. Mes të tjerash Rama tha se qëllimi i qeverisë nuk duhet të jetë që të kapë subjektet në gabim, por t’i ndihmojë ato në zbatimin e ligjit.

Read more:“Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës”.

E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.

Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

Read more:Zjarret/ Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit! 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës

E treta; kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm.

Kjo nuk është ankese, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë, ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja.

Read more:Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që të dish kush është, çfarë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”,tha Rama.

Lexo edhe
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Tags: #Biznes #Biznese #Dashnor Sula #Delina Ibrahimaj #Dera #Edi Rama #Gjoba #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 tha se ky është revolucioni i të rinjve. Çepani theksoi…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin