Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit! 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës
Kronikë

Zjarret/ Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit! 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës

• 23 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një incident është regjistruar në Krastë të Krujës ku zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Një person ka shtënë dy herë me armë për të paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen.

Këta të fundit kanë njoftuar policinë dhe po vazhdojnë me përpjekjet për të izoluar 5 vatrat që ndodhen në disa pika.

Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa po ndërhyhet nga ajri me 1 helikopter. Ministria e Mbrojtjes thotë se kjo është aktualisht zona ku është përqendruar vëmendja kryesore, pasi zjarri paraqitet me intensitet dhe pranë zonave të banuara.

Gjatë orëve të drekës, zjarri në zonën e Pishë Poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Edhe mbi Palasë, në malin e Çikës zjarri vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm. Në të dy zonat po punohet me 2 avionët “Air Tractor” për shuarjen e flakëve.

Read more:Me pistoletë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Problematike situata paraqitet në Pukë, ku vijojnë të digjen sipërfaqe pyjesh, por nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gojan–Gjegjan është përmirësuar ndjeshëm, me vatrat të izoluara ose të fikura dhe nën mbikëqyrje.

Në dy vatrat e Mirditës, zjarri është aktiv por me intensitet të ulët, ndërsa në Tenë situata paraqitet e stabilizuar. Njëjtë si edhe në Dajt, ku po angazhohet edhe një helikopter për fikjen e plotë të flakëve dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë po sot, është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura në Bulqizë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet e sotme janë angazhuar 213 forca, 10 mjete zjarrfikëse, një ekskavator i rëndë, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Read more:Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Nis evakuimi i banorëve! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, shtëpitë në rrezik

21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa deri në orën 14:00 të kësaj të diele, 7 vatra mbeten aktive dhe 8 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:56

Zjarri në Krastë të Krujës, një person qëllon me armë, paralajmëron zjarrfikësit (VIDEO)

Një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë dy herë duke paralajmëruar zjarrfikëset që të largohen nga një prej vatrave të zjarrit në Krastë të Krujës ku ata po hedhin ujë.

Personi, pasi ka gjuajtur me armë, është larguar.

Read more:VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!

Nga ana e zjarrfikësve është njoftuar policia për ngjarjen, ndërkohë vijojnë punën duke u përpjekur të shuajnë zjarret.

Ora 14:16

Era favorizon flakët në Krastën e Krujës, pesë vatra zjarri nën monitorim

Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Sipas të dhënave paraprake, momentalisht nuk rrezikohen banesa apo biznese. Vatrat e zjarrit ndodhen pranë zonës ku edhe ditët e fundit u regjistruan zjarre, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Ora 13:40

Aktivizohet vatra e zjarrit në Pishë Poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve

Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.

Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka.

Lexo edhe
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Tags: #Armë #Banesa #Biznese #Bulqize #dajt #gjegjan #helikopter #Kryesore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 1 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by