Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Nis evakuimi i banorëve! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, shtëpitë në rrezik
Kronikë

Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Nis evakuimi i banorëve! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, shtëpitë në rrezik

• 20 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fshati Gojan në Pukë po përpihet nga flakët që po favorizohen nga era e fortë, siç pamjet me dron nga Report Tv tregojnë. Për shkak të rrezikut, pritet evakuimi i tre familjeve, njëra prej të cilave ndodhet në rrezik serioz pasi flakët i janë afruar shumë banesës, ndërsa është djegur edhe mulliri i fshatit.

Tre helikopterë janë angazhuar pwr shuarjen e flakëve, ndërsa 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 automjet zjarrfikës po mbështesin operacionin nga toka. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. Po ashtu, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar edhe 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të Zjarrfikwses Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës.

Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.

Edhe masivi pyjor mbi qytetin e Milotit po digjet nga flakët që po përhapen shpejt nga bimësia e dendur, ndërsa janë në rrezik edhe banesat.

Një vatër zjarri në Bilaj të Krujës është përhapur duke djegur disa hektarë me toka djerrë dhe një sipërfaqe me pemë. Zjarri i është afruar autostradës Thumanë-Kashar ku tymi vështirëson lëvizjen.

Në Dajt është regjistruar një riaktivizim i vatrës, ndërsa operacioni vijon me 1 helikopter, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

Vatrat të tjera janë në Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës.

Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Lajm në përditësim…


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:49

Zjarri në Milot rrezikon banesat, 20 forca të ushtrisë dhe 2 helikopterë në luftë me flakët (VIDEO)

Situata e krijuar nga zjarri në Milot vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke i rrezikuar seriozisht ato.

Në terren po vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit, ku ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.

Puna e forcave në terren po vështirësohet nga dendësia e pyllit me pisha, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e bën të vështirë ndërhyrjen në disa zona.

Forcat operacionale po vijojnë përpjekjet për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.

Ora 19:10

Zjarri në Gojan të Pukës, Ministria e Mbrojtjes: Tre helikopterë në terren, kanë nisur evakuimet! Rreziku më i madh për banesat ka kaluar (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në fshatin Gojan i Madh të Pukës, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor.

Read more:Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat

Në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të Zjarrfikëses Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të Forcave të Armatosura. Aktualisht vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës.

Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.

AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Ora 16:42

Zjarr në Bilaj të Krujës, digjen sipërfaqe toke e pemë! Flakët pranë autostradës Thumanë-Kashar

Një vatër zjarri në Bilaj të Krujës është përhapur duke djegur disa hektarë me toka djerrë dhe një sipërfaqe me pemë. Zjarri i është afruar autostradës Thumanë-Kashar ku tymi vështirëson lëvizjen.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrave të shpërndara në disa pika.

Ora 16:33

Zjarri në Gojan u afrohen banesave, nisin evakuimet! Prefektja e Shkodrës: Bashkëpunoni me autoritetet për të mbrojtur jetën

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, thotë se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit.

Read more:Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)

“Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, shprehet Duda.

Kanë nisur edhe evakuimet, ndërsa apeli i Dudës është bashkëpumimi i banorëve dhe mbrojtja e natyrës.

“Apeli për banorët është bashkëpunimi me të gjitha forcat operacionale për mbrojtjen e jetës së vet, gjësë së gjallë dhe banesës. Nëse nuk e mbrojmë ne tokën tonë, s’mund t’i shmangemi fatkeqësive të tilla me motin, erëra kaq të forta që mund të favorizojnë edhe këto situata që përjetojmë”, shprehet Duda.

Ora 15:41

Vatër zjarri në masivin pyjor në Milot, flakët afrohen drejt banesave! Nis ndërhyrja nga ajri, prefekti i Lezhës: Situatë e vështirë!

Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.

Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.

Read more:Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve

Sipas prefektit të qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe afërsisë së vatrës së zjarrit me banesat.

Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen nga toka dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar nga bimësia e dendur, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve të Kurbinit kanë shkuar dhe ata të Lezhës e Kamzës.

Ora 15:01

Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit

Zjarri në Gojan të Vogël të Pukës është përkeqësuar si pasojë e erës.

Si pasojë e flakëve zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa vijon të përhapet drejt Gojan të Madh.

Ora 12:21

Zjarr në Janç Mal të Gramshit, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Janç Mal, Gramsh.

Terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikësve.

Read more:Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës (EMRI + VIDEO)

Për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar 8 punonjës te shërbimit zjarrfikes dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit.

Ora 10:29

Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat

1787214895_lufajzjarr.jpg

Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.

Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.

Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.

Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.

Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Tags: #automjet #Automjete #dajt #Dron #gjegjan #Gojan i Vogel #gramsh #helikopter #Milot #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
Nga të njëjtat tag-e
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 5 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 2 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by