Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht
Sociale

Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-gusht kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivele me 8-mujorin e një viti më parë.

Vetëm në gusht u regjistruan gati 8.1 mijë mjete. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, në vend u regjistruan për herë të parë 10% më pak mjete.

Importet e mjeteve u ngadalësuan pas marsit, si rrjedhojë e vështirësive me transportin që u shfaqën pas konfliktit në ngushticën e Hormuzit, që rriti koston e automjeteve që vijnë nga Azia, ndonëse ato nuk kalonin direkt nga kjo ngushticë.

Koreja e Jugut dhe Kina dominojnë

Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të jenë tregjet kryesore nga ku shqiptarët po preferojnë të marrin automjetet dy vitet e fundit.

Për 8-mujorin, rreth 17.5 mijë mjete, ose rreth 26% e regjistrimeve për herë të parë, e kishin origjinën nga Koreja e Jugut. Tre vitet e fundit, Koreja e Jugut po dominon, për shkak të çmimeve më të lira të blerjes nga shteti i largët.

Kina po rritet me shpejtësi, si rrjedhojë e interesi për makina elektrike. Rreth 16% e mjeteve që u regjistruan për herë të parë në janar-gusht, ose 10.6 mijë mjete, kishin origjinën nga Kina.

Gjermania dhe Italia, dy shtetet e dikurshme dominuese, kanë kaluar në vend të tretë dhe të katërt, përkatësisht me 7.9 dhe 7.7 mijë mjete për 8 mujorin.

10.6% e mjeteve të importuara janë elektrike, rritet BYD

Pas një rritjeje rekord në mars dhe prill, duket se ka rënë disi interesi për mjetet elektrike. Në gusht, u regjistruan për herë të parë 681 të tilla, nga 682 në korrik niveli më i ulët i këtij viti.

Gjithsesi, për 8-mujorin janë regjistruar gjithsej 7,087 mjete elektrike, ose 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e 2025-s.

Mjetet elektrike përbënin 10.6% të regjistrimeve të mjeteve për herë të parë për periudhën janar-gusht.

Sipas llojit të markave, Volkswagen dhe Mercedes-Benz vijojnë të mbeten dy markat historikisht më të preferuara nga blerësit shqiptarë, me përkatësisht 16.5% dhe 14.7% të regjistrimeve në periudhën janar-gusht 2026.

Ndërkohë, spikat ngjitja e shpejtë e BYD, e cila ka arritur në 7.0% të totalit, duke reflektuar interesin në rritje për makinat elektrike dhe forcimin e pranisë së prodhuesve kinezë në treg.

Në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në vend arriti në rreth 1.1 milionë në fund të gushtit./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar

Sociale

Në thellësitë e Ujit të Zi, ekipi i zhytësve polakë eksploron 1.5 km të burimit të Këlcyrës: Rrjedha ndryshoi drejtim, mund të lidhet me një shpellë tjetër

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar
  • Në thellësitë e Ujit të Zi, ekipi i zhytësve polakë eksploron 1.5 km të burimit të Këlcyrës: Rrjedha ndryshoi drejtim, mund të lidhet me një shpellë tjetër
  • Travel Off Path: Ksamili një nga destinacionet bregdetare më të mira në Europë
  • Ditë e nxehtë, por me vranësira…parashikimi i motit për këtë të premte (VIDEO)
  • Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar

Tre mjekë shqiptarë që kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit janë rikthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Në thellësitë e Ujit të Zi, ekipi i zhytësve polakë eksploron 1.5 km të burimit të Këlcyrës: Rrjedha ndryshoi drejtim, mund të lidhet me një shpellë tjetër

Burimi i Ujit të Zi pranë Këlcyrës është kthyer në ‘sfidën’ e radhës të një ekspedite nga një…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Travel Off Path: Ksamili një nga destinacionet bregdetare më të mira në Europë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by