Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
Sociale

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

• 5 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbarë bota përkujton 10 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj.

10 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.

Read more:10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Kush ishte Nënë Tereza?

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997. Sot bëhen 27 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Read more:Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku ushtroi pjesën më të madhe të aktivitetit të saj bamirës, por figura e saj vazhdon të jetë burim frymëzimi për bamirësi, besim dhe shërbim të përulur, veçanërisht në një botë gjithnjë e më të përçarë nga varfëria dhe padrejtësitë sociale. Gjatë jetës së saj, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime për punën e saj bamirëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:53

10 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, ambasadorja e BE-së: Trashëgimia e saj duhet të na frymëzojë

1788594924_nenetereza.jpg

Në 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përkujtuar humanisten shqiptare.

Në mesazhin e saj, ambasadorja ka ndarë edhe një prej shprehjeve të Nënë Terezës: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Read more:Një moment vendimtar për Shqipërinë – Ide

“Këtu në Shqipëri, në atdheun e Nënë Terezës, mesazhi i saj ndihet veçanërisht i afërt”, shkruan Moreira de Sousa.

Ambasadorja thekson se trashëgimia e Nënë Terezës duhet të frymëzojë për t’u shërbyer njerëzve me humanizëm dhe për të mbrojtur dinjitetin, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen, të cilat i cilëson edhe si vlera themelore të Bashkimit Evropian.

Read more:‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë

“Sot nderojmë një trashëgimi që duhet të na frymëzojë të gjithëve: të shërbejmë me humanizëm, t’u qëndrojmë pranë njerëzve dhe të punojmë çdo ditë për të mbrojtur dinjitetin, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen, vlera që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian,” shkruan Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Ora 09:17

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.

Read more:Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Sipas Presidentit, për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa.

Lexo edhe
Sociale

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Sociale

Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës

Tags: #Bajram begaj #Besim #bota #Dashuria #Drita #indiane #jetë #Nene Tereza #shenjterimi i nene terezes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
  • Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës
  • Shtator i nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 37°C…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
  • Kadastra: Përfunduam evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë! Nga 733 ndërtesa, 364 banorë rezultojnë të pajisur me dokumentacion pronësie
Nga të njëjtat tag-e
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
  • Flakët në masivin me pisha të Frakullës në Fier, nis ndërhyrja me helikopter! S’ka banesa të rrezikuara (VIDEO)
  • Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë
  • Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Sherr mes dy shoferësh furgonash në Kavajë, njëri goditet me levë në kokë (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Mbarë bota përkujton 10 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare.…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës

Shërimi i Monika Besra-s në Bengal të Indisë, ishte mrekullia e parë që çoi në lumturimin e murgeshës…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Shtator i nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 37°C…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Edhe këtë të shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by