Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll
Kronikë

Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

• 5 Shtator, 2026 • 29 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zona turistike e Himarës është nën kërcënimin e flakëve. Një zjarr masiv, i cili nisi në lagjen “1 Maji”, u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke iu afruar zonave të banuara, por edhe zonës së bregdetit, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Situata u bë veçanërisht e vështirë në një periudhë kur Himara është e mbushur me turistë dhe hotelet janë plot.

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, lëshoi një urdhër evakuimi dhe një pjesë e banorëve dhe turistëve në zonat e rrezikuara lanë banesat.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një prononcim për Report Tv, tha se deri më tani raportohet për 6 banesa të djegura, 3 prej tyre të banuara, nga të cilat janë shpëtuar edhe 2 të moshuar.

“E gjithë lufta ka qenë për të shpëtuar banesat dhe jetët e njerëzve. Kemi 6 banesa të djegura, 3 të banura dhe 3 të pabanuara. 2 të moshuar u shpëtuan nga një shtëpi që u dogj”, theksoi Nufi.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 300 forca të emergjencave civile nga Himara, Vlora, Finiqi, Delvina dhe Saranda, si dhe 150 efektivë të Forcave të Armatosura. Në gatishmëri u vendosën edhe 4 ambulanca, ndërsa operacioni u përqendrua te shuarja e flakëve, mbrojtja e banesave dhe evakuimi i njerëzve nga zonat e rrezikuara.

Për turistët dhe banorët në Potam nuk u dha urdhër evakuimi, por strukturat vendore thanë se ishin gati për një masë të tillë nëse flakët do të zbrisnin më tej.

“Këtej poshtë në Potam nuk ka panik. Njerëzit janë në pritje. Nëse do të kemi zbritje të zjarrit poshtë, do të kemi një urdhër evakuimi. Lajmi i mirë është që era është qetësuar. Në rast se do të jetë e nevojshme për evakuim, do të bëhet edhe evakuimi i turistëve”, tha Pervin Gjikuria për Report Tv.

Pas gati 3 orësh betejë me flakët, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe ministri Nufi thanë për Report Tv se situata është vënë nën kontroll dhe se turistët e banorët janë të sigurt.

“Janë evakuuar një pjesë e banorëve, do të presim ende derisa të vihet nën kontroll të plotë dhe pastaj do të rikthehen në banesa. Për momentin ka ndryshuar situata, zjarrfikëset janë shtuar. Situata është më në kontroll. Turistët janë të sigurt”, tha Haki Çako.

“Situata duket më e qetë sesa ishte fillimisht. Janë mbi 300 trupa në terren, janë mbi 150 forca të armatosura në Himarë. Situata po monitorohet edhe përmes dronit Bajraktar. Të gjitha trupat që po vijnë drejt Himarës do të punojnë gjatë gjithë natës”, tha Ermal Nufi.

Ndërkohë, një situatë e vështirë u regjistrua gjatë ditës edhe në Fier. Zjarri që nisi në Fermë Çlirim, i favorizuar nga era e fortë, u përhap në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe biznese. Tre persona u asfiksuan nga tymi dhe morën ndihmë mjekësore, ndërsa 10 familje u evakuuan. Për shuarjen e flakëve, krahas forcave në terren, u angazhuan edhe 2 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit që dyshohet se ishte i qëllimshëm.

Edhe në Lezhë, flakët lanë pas dëme të mëdha. Në fshatrat Kalivaç dhe Zimaj të njësisë Ungrej u dogjën 10 banesa dhe bagëti, ndërsa zjarri përshkoi rreth 200 hektarë pyje. Flakët u përhapën edhe në territorin e Vaut të Dejës, ku u dogjën 3 shtëpi të pabanuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 00:51

Trungje pemësh në flakë, tym dhe 4 autoambulanca në terren! Zjarri rrethon në formë U-je zonën e banuar në Himarë, disa persona të asfiksuar (VIDEO)

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ka raportuar live nga Himara, ku zjarri masiv përfshiu mbrëmjen e sotme qytetin, duke rrezikuar edhe banesat.

Xhelili tha se tani situata paraqitet disi më e qetë, por shtoi se më herët, zjarret, duke marrë formën e një U-je, rrethuan gjithë zonën e banuar, duke vënë në rrezik edhe jetët e banorave.

Ai tregoi se ka pasur banorë të asfiksuar që janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Himarës për të marrë ndihmë mjekësore, teksa shtoi se 4 autoambulanca kanë qenë prezente në terren, për përballimin e çdo situate.

Xhelili, duke treguar edhe pamje, shtoi se trungjet e ullinjve të zonës janë ende në flakë.

“Situata paraqitet më e qetë. Vatrat e zjarrit janë disi larg zonave të banuara. Ajo që konstatojmë është se zjarri ka izoluar gjithë zonën dhe ka rrezikuar banesat. Një rrethim nga vatra e zjarrit në formë U-je. Rreth orës 21:30 e deri në orën 22:00, kemi pasur edhe bllokim të aksit të Bypassit. Gjithë trungjet e ullinjve janë nën flakë ende, ç’ka ka krijuar edhe atë problematikën e frymëmarrjes apo asfiksisë për disa njerëz dhe është dashur edhe ndërhyrja shëndetësore në qendrën e Himarës. 3 autoambulanca nga Himara, një nga Drimadha dhe nëse do të ishte e nevojshme do të vinin edhe nga Vlora. Tymnaja ka mbuluar 90% të Himarës. Nxehtësia që lëshojnë trungjet, vijon të jetë prezentë. Vatrat e zjarrit kanë qenë shumë pranë banesave”, tha mes të tjerash Xhelili.

Ora 00:19

Zjarri në Himarë, Koçiu thirrje banorëve: Ndiqni udhëzimet për evakuim, puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje

Zv.kryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura nga flakët në Himarë të zbatojnë udhëzimet për evakuim.

Read more:LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!

“Situata në Himarë vijon të jetë e vështirë. Në terren janë angazhuar 160 efektivë të Forcave të Armatosura, strukturave të Emergjencave Civile dhe ekipeve të urgjencës mjekësore, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave të prekura, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për evakuim dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave në terren. Në këto momente, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta! Operacioni do të vijojë pa ndërprerje, në koordinim të plotë të të gjitha strukturave të angazhuara. Bashkë do t’ia dalim”, shkruan Koçiu.

Ora 00:00

Zjarri në Himarë, ministri Nufi për Report Tv: 2 të moshuar i shpëtuam nga banesa që u përpi nga flakët, 300 trupa dhe 17 mjete zjarrfikëse në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se situata e zjarrit në Himarë është disi më e qetë, falë ndërhyrjes së shpejtë të 17 mjeteve zjarrfikëse dhe rreth 300 trupave, të forcave zjarrfikëse dhe forcave të armatosura.

Nufi tha se 6 banesa ishin djegur, teksa tregoi se dy banorë kishin rrezikuar edhe jetën nga flakët gjatë ditës së sotme, por fatmirësisht sipas tij, u arrit që të evakuoheshin në kohë.

Ministri Nufi tha se për momentin nuk kishte informacione për hotele të rrezikuara në zonë, teksa shtoi se gjithë struktura shtetërore është ‘në këmbë’ për vënien nën kontroll të situatës.

“Situata duket më e qetë sesa ishte fillimisht. Janë mbi 300 trupa në terren, janë mbi 150 forca të armatosura në Himarë. Situata po monitorohet edhe përmes dronit Bajraktar. Të gjitha trupat që po vijnë drejt Himarës do të punojnë gjatë gjithë natës, për vënien nën kontroll të flakëve. Raportohet për 6 banesa të depërtuara nga zjarri deri më tani, 3 të banuara dhe 3 të pabanuara. Nuk ka jetë të humbura deri tani.

Gjithë struktura shtetërore është në këmbë për vënien nën kontroll të situatës. Situata tani është shumë më e qetë. Na ka favorizuar edhe fakti që nuk ka më erë, sepse era është armiku numër një. Sot ka qenë një nga ditët më të vështira përgjatë gjithë sezonit veror. Në Qinam u rrezikua edhe një depo municioni. Ajo e Levanit ishte situata më e rëndë e ditës së sotme. Kemi pasur 2 helikopterë dhe një avion air tractor. Këtu në Himarë situata është shumë më e qetë mesa ishte para 1-2 orësh.

E gjithë lufta ka qenë për të shpëtuar banesat dhe jetët e njerëzve. Kishim një situatë me 2 persona të shpëtuar, që u shpëtuan dhe u larguan nga banesat në kohë. Në mëngjes do të nisin menjëherë punë edhe mjetet ajrore. Në Himarë janë 17 zjarrfikëse në terren. Për momentin nuk kemi informacion për hotele të rrezikuara. Mund të kemi me dhjetëra e qindra raste për zjarrvënësit, por është puna e prokurorive dhe gjykatave pastaj që t’i dënojë këta persona”, tha mes të tjerash Nufi.

Ora 23:30

Zjarri masiv në Himarë, Gjikuria për Report Tv: Banorët po lagin me ujë oborret e shtëpive të tyre! Lajmi i mirë është që era është qetësuar

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, në një telefonatë për Report Tv ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarrit në Himarë, ku tha strukturat e bashkisë janë ‘në këmbë’ për vënien nën kontroll të flakëve.

Gjikuria tha se banorët e Potamit, por edhe të zonave të tjera të rrezikuara, po lagin me ujë oborret e shtëpive të tyre. Sipas tij, nëse zjarri do të zbresë poshtë, do të ketë edhe një urdhër evakuimi për banorët e Potamit. Ndërkohë sipas Gjikurisë, lajmi i mirë është që era, e cila po favorizonte përhapjen e flakëve, është qetësuar.

“Gjithë aparati shtetëror është në zonë. Po na vijnë zjarrfikëse edhe nga qytetet e tjera. Situata është alarmante këtë moment. Gjithë forcat tona janë në terren. Po luftojmë me zjarrin, çfarë të them në këtë moment. Zjarrfikësit janë në luftë me zjarrin. Personeli i Bashkisë është i gjithi në këmbë.

Zona e ‘1 Majit’ është më e kërcënuara. Pra nga Potami e deri te pjesa e bajpasit mbrapa. Potami është një zonë e populluar. Pjesa e Stefanelit gjithashtu. Zjarri ka rënë në zonën e 1 Majit. Kam fjalë që mund të jenë djegur shtëpi, por asgjë zyrtare. Banorët janë duke lagur oborret e tyre, duke bërë pjesën që duhet të bëjnë për të ruajtur pronat e tyre.

Këtej poshtë në Potam nuk ka panik. Njerëzit janë në pritje le të themi. Nëse do të kemi zbritje të zjarrit poshtë, do të kemi një urdhër evakuimi. Lajmi i mirë është që era është qetësuar. Në rast se do të jetë e nevojshme për evakuim, do të bëhet edhe evakuimi i turistëve. Jemi të gatshëm për gjithçka që mund të ndodhë dhe kemi edhe mbështetjen e plotë nga aparati qëndror”, tha mes të tjerash Gjikuria.

Ora 23:28

Haki Çako për Report Tv: Zjarri në Himarë nën kontroll, turistët e banorët janë të sigurt

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako thotë për Report Tv se një pjesë e banorëve që kërcënoheshin nga flakët në Himarë janë evakuuar. Ai thekson se situata është vënë në kontroll, duke theksuar se turistët janë të sigurt.

“Zjarr masiv në pjesën veriore të qytetit të Himarës, zjarr që ka krijuar edhe vështirësi për zonën e banuar në kufi me qytetin. Situata është nën kontroll, janë përqendruar forca të shumta zjarrfikëse nga gjithë jugu. Zjarri është vënën nën kontroll. Janë evakuuar një pjesë e banorëve, do të presim ende derisa të vihet nën kontroll të plotë dhe pastaj do të rikthehen në banesa. Një pjesë që kanë qenë në zonën e zjarrit janë evakuuar. Për momentin ka ndryshuar situata, zjarrfikëset janë shtuar. Situata është më në kontroll. Turistët janë të sigurt. Të gjitha strukturat janë prezent. Ata që kanë qenë në atë zonë u është dashur të evakuohen për momentin, por nuk përbën asnjë rrezik”, thekson Haki Çako.

Ora 22:59

Zjarret, ministri Nufi nga Levani i Fierit: Dita e sotme, ndër më të vështirat e këtij sezoni! (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit, ku pa nga afër situatën e krijuar nga zjarret gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, situata në 6 fshatrat e Fierit është tashmë shumë më e qetë.

“Situata në Levan është shumë më e qetë se ç’ishte gjatë orëve të pasdites. Janë dy vatra që po monitorohen dhe do të aksesohen përsëri nesër në mëngjes, si nga toka, por me shumë mundësi edhe nga ajri”, deklaroi Ministri Nufi.

Ministri e cilësoi ditën e sotme si një ndër ditët më të vështira të sezonit të zjarreve, teksa evidentoi angazhimin e forcave në disa zona të vendit, përfshirë Lezhën, Dibrën, Matin, Qinamin dhe Levanin në Fier.

“Sot ka qenë një ndër ditët më të vështira të situatës së zjarreve gjatë gjithë sezonit veror. Ka patur një angazhim të jashtëzakonshëm, duke filluar nga Lezha, nga Dibra, nga Mati, nga Qinami në Tiranë, nga Levani këtu në Fier, ku ka patur një shtrirje prej 4 kilometrash”, u shpreh ministri Nufi.

Read more:Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Sipas tij, në operacionin për shuarjen e zjarrit në Levan janë angazhuar mbi 100 forca në terren, dy helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se pas Levanit do të vijojë drejt Himarës për të parë nga afër situatën dhe nevojat e strukturave në terren.

Ministri Nufi theksoi se prioritet mbetet ndërhyrja në kohë për çdo vatër zjarri, ndërsa konfirmoi se deri tani nuk ka pasur humbje jete.

“Po bëjmë çmos që çdo situatë të adresohet në kohën e duhur. Deri tani fatmirësisht nuk kemi asnjë jetë të humbur, përveç disa banesave të përshkuara nga zjarret, por falë ndërhyrjes në kohë dhe falë përpjekjeve të të gjithë njerëzve situata është nën kontroll”, deklaroi Ministri Nufi.

Ora 22:45

Situatë alarmante nga zjarri në Himarë, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni urgjent nga shtëpitë dhe bizneset, mund të rrezikoni jetën!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje banorëve të Himarës që të largohen nga shtëpitë e tyre, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën e tyre, teksa zjarri masiv që ka përfshirë qytetin po avancon.

Teksa ka bërë publik disa numra kontakti në terren, Tavo u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmën e organeve të Policisë së rendit, Policisë Bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.

Njoftimi i Tavos:

THIRRJE URGJENTE

PËR BANORËT E HIMARËS!

Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë së rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.

Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!

NUMRA KONTAKTI NË TERREN

+355 69 600 0200

+355 69 260 4355

+355 69 478 6723

+355 69 726 6533

+355 69 252 1907

+355 69 240 6302

+355 69 539 2571

+355 69 580 3899

+355 69 323 7130

+355 69 463 6213

Ora 21:11

Zjarr në Picar të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave të fshatit! 2 grupe zjarrfikëse në terren (VIDEO)

Zjarr në kurorën e gjelbër të fshatit Picar të Gjirokastës. Forcat zjarrefikëse konstatuan se flakët kishin rënë në zonën pyjore në hyrje të fshatit, në një terren të vështirë për ndërhyrje, për shkak të dendësisë së shkurreve dhe pyllit.

Situata paraqet rrezik për fshatin Picar, pasi zjarri ndodhet në afërsi të zonës së banuar dhe egziston rreziku i përhapjes së flakëve në drejtim të fshatit.

Aktualisht, në aksionin për shuarjen e flakëve ndodhen dy grupe të shërbimit zjarrfikës, ndërsa po mbërrin edhe grupi i tretë, me qëllim vënien sa më shpejt të situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave të fshatit Picar.

Prioriteti kryesor i ndërhyrjes është mbrojtja e fshatit Picar dhe banorëve të tij nga përhapja e flakëve.

Ora 21:05

Zjarr masiv në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi! Digjen 2 banesa, në rrezik edhe 40 të tjera! Nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje lagjen 1 Maji në qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji, duke rrezikuar rreth 40 banesa, por edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë zonë. Deri më tani raportohet për dy banesa të djegura. Ndërkohë ka nisur edhe evakuimi i banorëve të zonës.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje. Pra në terren janë edhe mjete zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi, si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura.

Për momentin, puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.

Read more:Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, rrezikohet edhe karburanti! Ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion

Ora 21:00

Zjarret në Fier, Rama publikon pamjet nga ndërhyrja me helikopterë: Urgjenca shëndetësore në gatishmëri të plotë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Drizë, Vadhizë dhe Radostinë të Fierit, ku po vijon ndërhyrja nga ajri.

“Vijon ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Drizë, Vadhizë, Radostinë”, shkruan Rama.

Kryeministri bën të ditur se për shkak të situatës është vendosur në gatishmëri edhe shërbimi shëndetësor.

“Në gatishmëri të plotë është edhe shërbimi shëndetësor, me ekipet e urgjencës dhe strukturat përkatëse për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme”, shkruan Rama.

Ora 20:53

Zjarret në vend, 10 familje evakuohen në Fier! Ushtria në terren me qindra efektivë dhe helikopterë, shuhet vatra në Zall-Herr (VIDEO)

Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, ndërsa situata më problematike paraqitet në Fier, ku 10 familje janë evakuuar për shkak të flakëve në fshatin Drizë-Radostinë.

Sipas përditësimit të fundit të situatës nga ana e ministrit Ermal Nufi, në këtë zonë janë angazhuar 55 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore për të vënë nën kontroll zjarrin.

Një tjetër operacion po zhvillohet në Njësinë Administrative Ungrej, në bashkinë Lezhë, ku në terren ndodhen 80 efektivë dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon ndërhyrja me 30 efektivë dhe një helikopter, ndërsa në Mallunxë të Matit janë angazhuar 30 efektivë dhe një automjet zjarrfikës. Sipas njoftimit, aktualisht në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Ndërkohë, zjarri në fshatin Qinam të Zall-Herrit konsiderohet i fikur. Për shuarjen e tij u angazhuan pesë automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Forcat e Armatosura bëjnë të ditur se efektivët janë angazhuar në terren që prej orëve të para të ditës dhe vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje në zonat e prekura nga zjarret.

Ora 20:37

Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme, sanksione ekstreme ndaj autorëve (VIDEO)

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nga Levani i Fierit, ka pohuar se situata e zjarrit që ka përfshirë 6 fshatra vijon të mbetet problematike.

Çako u shpreh se prioriteti kryesor është shpëtimi i jetës së njerëzve, ndërsa u kërkoi organeve kompetente që ndaj autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme të jepet dënimi maksimal i parashikuar nga ligji.

“Po vazhdojmë punën. Ka disa orë që Levani dhe kodrinat e Fierit janë përshkruar nga një zjarr masiv. Ullishtet janë shumica e tyre të papastruara dhe kanë shkurre masive që bëhen shkak për përhapjen e zjarreve. Helikopterët dhe avioni po punojnë dhe kanë vënë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të flakëve, që kanë rrezikuar edhe biznese e banesa. Tashmë lokalet, prefektura, bashkia, ka të gjithë organizimin e mundshëm për të evidentuar lëvizjen e njerëzve. Zjarri kryesisht ka përshkruar zonë pemëtarie, por është një ndezje nga dora e njeriut. Natën helikopterët nuk operojnë dot. Do të operohet me forca nga toka. Problemi i vënies para përgjegjësisë ligjore është kompetencë e organeve kompetente, e Policisë dhe organeve të drejtësisë, që duhet të jenë më korrekte dhe drastike ndaj autorëve të zjarrvënies. Do të duhet që gjithësecili të përgjigjet ligjërisht dhe pse jo edhe me sanksione ekstreme”, tha mes të tjerash Çako.

Ora 19:47

Fier/ Zjarri masiv në zonën e Levanit, 3 persona të asfiksuar! Paraqiten në spital për të marrë ndihmë mjekësore

1788544146_juytdudo.JPG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Levanit në Fier, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Memorial Fier.

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier janë angazhuar në terren, për çdo situatë të mundshme.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Gatishmëri e plotë e strukturave shëndetësore në zonën e Levanit

Në vijim të situatës së krijuar nga zjarret në zonën e Levanit, ekipet shëndetësore janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje apo emergjence shëndetësore.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier janë angazhuar në terren. Njëra autoambulancë është e stacionuar në Levan, ndërsa tjetra është në gatishmëri për ndërhyrje sipas nevojës.

Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Për çdo rast të mundshëm të urgjencës kardiake, është koordinuar trajtimi pranë Spitalit Memorial Fier, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe të specializuar.

Strukturat shëndetësore vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës dhe mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.

Ora 18:55

Pamje ‘apokaliptike’ nga zjarret në Fier, banorët: Na janë djegur qindra rrënjë ullinj, po na rrezikohen shtëpitë! Do marrim plaçkat dhe do ikim nga Shqipëria

Banorët e fshatit Peshtan i Vogël në Fier, i cili është përfshirë ditën e sotme nga flakët, e kanë përshkruar situatën si tejet dramatike.

Duke folur për Report Tv, njëri prej banorëve tha se e kishte evakuuar familjen e tij larg fshatit, teksa shtoi se atij i rrezikohej banesa dhe me qindra rrënjë ullinj.

Ai theksoi gjithashtu se nga shërbimi zjarrfikës nuk ishte bërë puna e duhur, për shuarjen në kohë të flakëve.

“Jam banor i Peshtanit të Vogël. Nga banesa jam evakuuar. I dërgova prindërit e mi larg që këtu. Rrezikohen shtëpitë. Ullinj janë shumë, janë rreth 700 rrënjë që rrezikohen. Nuk jemi dëmshpërblyer asnjëherë. Asnjë mjet zjarrfikës, asgjë. Këtu ka mbaruar çdo gjë, shteti ka mbaruar. S’ka përgjegjës. Le të ikin edhe këta që kanë mbetur dhe ta gëzojnë qeveritarët”, tha një banor i zonës.

Më tej, një tjetër banor i zonës theksoi se i ishin djegur rreth 250 rrënjë ullinj, teska shtoi se nuk u kishte ngelur rrugëzgjidhje tjetër, veçse të largoheshin nga Shqipëria.

“E njëjta gjë na ndodhi edhe herën e parë që na u dogjën ullinjtë andej. Unë mbi 250 drunj ullinj, të gjithë në prodhim. Plus lere ullinjtë, por rrezikojnë edhe shtëpitë. Unë kam shtëpitë atje. Zjarri mund të ishte parandaluar që në fillim. Nuk ka shtet këtu, nuk funksionon asgjë. Ku e ke helikopterin tani? Ku e ke zjarrfikësen? Një helikopter është ai, çfarë do bëjë më para? Kështu që të ngarkojmë plaçkat ne dhe të largohemi nga Shqipëria. Janë ullinjtë në prodhim, atje i kishim shpresat ne. Po kaloi zjarri kthesën këtu, mbaruam”, tha një tjetër banor i zonës.

Ora 18:45

Zjarri i përmasave të mëdha në Fier, shtëllungat e tymit mbërrijnë edhe në Vlorë! Qielli i nxirë mbi qytetin bregdetar

Përmasat masive të zjarri që ka rënë ditën e sotme në kodrat e Radostinës në Fier, kanë bërë që shtëllungat e tymit të mbërrijnë edhe në Vlorë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga qyteti bregdetar, ku duket se një pjesë e qiellit në hyrje të Vlorës ka marrë ngjyrën e zezë, për shkak të tymit të ardhur nga zjarri në Fier, ç’ka tregon ndotjen e madhe që vjen edhe drejt Vlorës nga kjo situatë e rrezikshme.

Ora 17:01

Zjarri në kodrat e Radostinës, shefi i Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier: Kemi evakuuar 7-8 familje, 2 helikopterë në terren

Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj, ka treguar se zjarret e rëna në kodrat e Radostinës, nisën fillimisht në fshatin Drizë dhe Fadis dhe u përhapën për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor.

Për Report Tv, Ymeraj tha se në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar jo vetëm strukturat vendore të Bashkisë, por edhe strukturat vendore të bashkive fqinje.

Ymeraj tregoi se janë evakuuar 7-8 familje, ndërkohë që sipas tij, nuk raportohet për banesa të dëmtuara.

Ai tha gjithashtu se 2 helikopterë po ndihmojnë nga ajri për shuarjen e flakëve, teksa shtoi se në zonën e prekur nga zjarri ka jo vetëm banesa, por edhe biznese.

“Zjarri ka nisur që në mesditë, në fshatin Drizë dhe Fadis. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë ka marrë një përhapje edhe në zona të tjera. Ka arritur deri këtu në zonën e liqenit që i themi ne, në pyllin e Peshtanit. Ka prekur edhe masivin pyjor të zonës së mbrojtur këtej. Menjëherë me marrjen e njoftimit janë angazhuar strukturat vendore të bashkisë me 4 mjete zjarrfikëse për vënien nën kontroll të zjarreve. Duke vlerësuar situatën që paraqitej problematike, kemi angazhuar edhe kapacitete të tjera të bashkive fqinje.

Read more:Rindërtimi/ Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Projekti u mbajt peng nga çështjet e pronësisë (VIDEO)

Kemi bërë kërkesë menjëherë për ndërhyrje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të zjarreve. Në këtë perimetër zjarri ka edhe njësi ekonomike dhe zona të banuara. Kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve, mund të jenë diku te 7-8 familje që janë evakuuar. Aktualisht nga të dhënat paraprake nuk kemi banesa të dëmtuara, por kemi vetëm prezencë të zjarreve në oborret e banesave. Falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur deri tani që të mos kemi djegie të banesave.

Të gjitha forcat nga toka dhe ajri po operojnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Aktualisht janë 2 helikopterë që po operojnë. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që kur vatra e zjarrit ka qenë në zona të tjera. Për shkak të frikës që kanë qytetarët, mund ta konsiderojnë si ndërhyrje të vonuar. Do të punohet me të gjitha forcat dhe kapacitetet për ta vënë zjarrin nën kontroll”, tha mes të tjerash shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj.

Ora 16:33

Krujë/ Zjarr në mes të zonës së banuar në Bilaj, flakët rrezikojnë banesat! Në terren vetëm polici i zonës, lufton me mjete rrethanore

Një vatër zjarri është regjistruar pak më parë në fshatin Bilaj, në mes të një lagjeje të banuar, ndërsa flakët po përhapen të favorizuara nga era dhe rrezikojnë disa banesa.

Zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe është e mbuluar me shkurre e ferra, çka po favorizon përhapjen e flakëve dhe po shton rrezikun që ato t’u afrohen shtëpive.

Deri në këto momente, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse apo shërbimet e emergjencës.

I vetmi që po ndërhyn për të frenuar zjarrin është oficeri i Policisë së zonës, i cili po përpiqet me mjete rrethanore të mbajë nën kontroll flakët dhe të pengojë përhapjen e tyre drejt banesave.

Situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era, ndërsa pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të emergjencave.

Ora 15:55

Izolohen flakët në fshatin Qinam të Niklës, shmanget rreziku nga banesat

Zjarri në Qinam të Niklës ka mundur të izolohet, falë ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse të Kamzës. Flakët vijojnë të jenë intensive, por fatmirësisht është mundur të shmanget rreziku nga banesat.

Ora 15:43

Zjarri në kodrat e Radostinës në Fier, punonjësja e lokalit: Miliona lekë të hedhura, katastrofë!

Punonjësja e njërit prej lokaleve që rrezikohen nga zjarri në kodrat e Radostinës në Fier e përshkruan situatën me fjalën “katastrofë.” Ajo shpreh keqardhje për punonjësit e tjerë dhe pronarin të cilët të gjithë bashkë po përpiqen të shuajnë flakët.

“Janë shpenzime të mëdha, atje punojmë. Kemi një vit e gjysmë që punojmë atje. Mos të kapë te lokali, janë miliona lekë të hedhura, punëtorë janë të gjithë, është shumë e vështirë për të gjithë. Zjarri ka përmasa të mëdha, ullinj, anash lokalit. Është katastrofë!”, thotë punonjësja.

Ora 15:00

Zjarri u afrohet lokaleve në Levan, flakët vetëm 200 metra larg! Pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit është drejtuar me shpejtësi drejt zonës së liqenit të Levanit, duke krijuar një situatë serioze për disa biznese dhe banesa në këtë zonë.

Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e flakëve drejt ambienteve të shërbimit.

Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet.

Sipas pronarëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme, pasi terreni e vështirëson ndërhyrjen tokësore dhe zjarri po avancon me shpejtësi.

Ora 13:35

Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer.

Ora 12:48

Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve.

P.J/R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


3.0 / 5 (2 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Kronikë

Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Tags: #1 maji #Albana Koçiu #ambulanca #automjet #Automjete #avion #bagëti #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll
  • Zjarr në një hotel në Velipojë, flakët shkaktojnë dëme të shumta materiale! Nuk raportohet për persona të lënduar (VIDEO)
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier
Nga të njëjtat tag-e
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll
  • Zjarr në një hotel në Velipojë, flakët shkaktojnë dëme të shumta materiale! Nuk raportohet për persona të lënduar (VIDEO)
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier
  • Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Zona turistike e Himarës është nën kërcënimin e flakëve. Një zjarr masiv, i cili nisi në lagjen “1…

• 1 orë më parë • 28 min lexim
Kronikë

Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Zona turistike e Himarës është nën kërcënimin e flakëve. Një zjarr masiv, i cili nisi në lagjen “1…

• 1 orë më parë • 28 min lexim
Kronikë

Zjarr në një hotel në Velipojë, flakët shkaktojnë dëme të shumta materiale! Nuk raportohet për persona të lënduar (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një hoteli në Velipojë, duke shkaktuar dëme të shumta…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by