Aktivisti Mirjan Aliaj në protestën e 99 u shpreh se shqiptarët kanë shprehur qëndrimin e tyre dhe kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e Ramës.
Ai u shpreh se qeveria arrogante, nuk ka punuar aspak për qytetarët. Ai u shpreh se Rama prezantoi Radar, praninë besnike, pasqyrë Albania, por me këto qasje po kthen Partinë e Punës.
“Kemi një qeveri arrogante që nuk punon për qytetarët. Kemi dalë në shesh sepse kemi parë me sytë tanë dhe e kemi përjetuar abuzimin qeveritar, krimin korrupsioni, arrogancën dhe keqqeverisjen. Kjo që po ndodh në këtë shesh po ndodh sepse ne, sidomos këto 13 vite nuk jemi ndjerë të përfaqësuar nga asnjë politikan, nga asnjë parti dhe asnjë organizim politike. Rama na prezantoi Radar, prania besnike, pasqyrë Albania, por këto ditë ajo që kemi parë është ulëritëse dhe duhet të na motivojë për të rezistuar edhe më shumë. Qeveria po na thotë që problemet tona, nuk i zgjidh shteti, institucioni por partia. Kanë hapur disa zyra dhe po na tregojnë se nëse kemi një problem me pronën të shkojë të zyra e partisë…Mendësia e Partisë Punës do të rikthehet këmbëkryq me mendësinë e Ramës. Nesër më 7 shtator duhet të jemi sa më shumë në Bulevard për t’i thënë Ramës se nuk do largohemi pa larguar ti dhe qeveria jote”, tha ai.




