Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “KAYO e kontrolluar nga Ron Yafet do të përdoret për trafik armësh”/ Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dh Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Politikë

“KAYO e kontrolluar nga Ron Yafet do të përdoret për trafik armësh”/ Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dh Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

• 8 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me intervistën e dhënë dje nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku flitej mes të tjerash edhe në lidhje me trafikun e armëve.
“Ahmetaj publikoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet në një komunikim me partnerët e tij ukrainas për biznesin e armëve, tregon se ka në dorë qeverinë dhe çdo gjë në Shqipëri. Nga biseda kuptohet se Ermal Nufi ishte në dispozicion për letrat, për marrëveshjet, kur ishte në detyrën e zv-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dhe pikërisht ky angazhim i Nufit në shërbim të këtij biznesi, e promovoi atë dhe e bëri Ministër të Mbrojtjes!”, shkruan Këlliçi.

Read more:“Rama e ka thënë në mbledhje grupi ‘Evis Sala iku se nuk firmosi Kayo-n në shëndetësi’”, Ahmetaj: Nuk i kuptoj deputetët e PS pse nuk flasin për mafien shtetërore

Më tej Këlliçi shkruan se : E gjitha do të bëhej përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.

Read more:Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.

Read more:Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

Postimi i plotë:
Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
Faktet dhe dëshmitë e publikuara sonte e nxjerrin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama të përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.
Në një intervistë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë për Çim Peka Live, në Syri Tv, publiku mësoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet në një komunikim me partnerët e tij ukrainas për biznesin e armëve, tregon se ka në dorë qeverinë dhe çdo gjë në Shqipëri.
Nga biseda kuptohet se Ermal Nufi ishte në dispozicion për letrat, për marrëveshjet, kur ishte në detyrën e zv-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dhe pikërisht ky angazhim i Nufit në shërbim të këtij biznesi, e promovoi atë dhe e bëri Ministër të Mbrojtjes!
Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës.
E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.
Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.
Pas kësaj dëshmie, pas këtyre provave, pas këtij skandali të këtyre përmasave, 3 gjëra duhet të ndodhin menjëherë.
1. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen.
2. Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz.
3. SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara!
Nëse këto nuk ndodhin, Shqipëria nuk është më një Republikë, nuk ka ligje e Kushtetutë, por është një sulltanat privat i Edi Ramës dhe miqve të tij me të cilët po ndan e plaçkit pasuritë e vendit.

Read more:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #arben ahmetaj #Armë #Biseda #Biznesi #Çim Peka #Dorëheqje #Edi Rama #Ermal Nufi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 10 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin