Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
Kronikë

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)

• 4 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

VLORË– Përplasja mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj (me disa hotele në Vlorë) dhe Luan Muca, dje në hotelin e Bedinaj “Regina Palm Resort” në Radhimë, çoi në pranga 5 persona, përfshirë biznesmenin e njohur të Delta Group, dhe Deutsch Color, Luan Muça, dhe 3 persona nga grupi i tij, dhe një nga grupi i Bedinaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim edhe vëllanë e Muçës, ish-deputetin Bujar Muça, roli i të cilit ende nuk dihet.

E gjithë përplasja mes dy biznesmenëve të njohur Muça dhe Bedinaj ka nisur në orën 11:30 të 3 shtatorit. Pasi Luan Muça mbërriti me grupin e armatosur në ‘Regina Palm’ në Radhimë të Vlorës është futur brenda në ambientet e resortit, ku Bedinajn e ka gjetur të ulur në një tavolinë. Report Tv solli edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që treguan momentin kur Bedinaj rrethohet nga personat e armatosur.

Read more:Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Palët kanë dhënë deklarime të ndryshme në polici, ndërsa hetimet janë të hapura edhe për konflikte të tjera mes dy biznesmenëve, duke mos përjashtuar ato për prona në zonat bregdetare në jug. Në dëshminë e dhënë grupit hetimor, biznesmeni Bedinaj ka pretenduar se pronari i Delta Group i ka vendosur 5 mln euro gjobë dhe i ka kërkuar “të zhduket” nga Shqipëria brenda 48 orëve.

Bedinaj mësohet se ka deklaruar se grupi i armatosur i Luan Muçës, nuk ka lejuar punonjësit e tjerë të stafit t’i afrohen, duke i kërcënuar, ndërsa vetë ai pretendon se është qëlluar në kokë.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

“Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’. Më pas, m’u afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë”, ka dëshmuar ai.

Por ndryshe nga Bedinaj që pretendon për gjobëvënie, biznesmeni tjetër i mohon këto akuza. Në deklaratën e parë që ka dhënë në spital, mësohet se Luan Muça ka pretenduar se “nuk kam vendosur gjobë”. Biznesmeni bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronar në kompaninë e sigurisë “Swat Security“, kanë dëshmuar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie, por Bedinaj e mohon.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

Të njëjtin qëndrim mbajti dje për mediat edhe mbrojtja e Luan Muçës, sipas së cilës takimi ishte për tu sqaruar “lidhur me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”. Grupi hetimor po verifikon disa pista, përfshirë këtu pretendimin e Bedinajt për gjobëvënie si edhe ndonjë konflikt të mundshëm pronësie, që është artikuluar edhe në disa media.

Read more:“Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për ‘Pasqyrën e flamengove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe më pas grupi i armatosur, punonjës sigurie të “Swat Security”, bashkë me Luan Muçën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në dalje, njeriu i Bedinaj ka qëlluar me armën me leje që mbante Bedinaj ndaj makinave, duke lënë gjurmë plumbash në të paktën një prej tyre, Range Rover që u kap në Fier drejtuar nga Blerim Heta një shtetas i Kosovës, i cili u vu në pranga. Në këtë makinë janë gjetur edhe njolla gjaku dhe policia dyshon për një të plagosur me armë.

Luan Muça, siç thonë burime për Report Tv, fillimisht ka ikur nga resorti me “Audi A8” që u gjet i djegur në Radhimë. Më pas ka ndërruar makinë dhe bashkë me dy pronarët e “Swat Security” u larguan me një Range Rover të zi luksoz. Policia e pikasi mjetin në zonën e quajtur Rrethi i Alikokës, por biznesmeni 55-vjeçar Luan Muça bashkë me 2 të tjerët kanë refuzuar urdhrin e policisë për të ndaluar dhe janë larguar. Në tentativë për tu arratisur, mjeti Range Rover u përplas dhe Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj përfunduan në spital.

Read more:Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:03

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

1788512736_bujarmuca.jpg

Ish-deputeti Bujar Muça

Policia e Vlorës ka shpallur prej ditës së djeshme në kërkim edhe ish-deputetin Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës së Delta Group. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i Bujar Muçës në gjithë këtë ngjarje. Dyshohet se edhe një person ka mbetur i plagosur, pasi grupi hetimor ka gjetur njolla gjaku në një prej makinave të sekuestruara. Por gjithsesi grupi hetimor po interesohet në spitale pranë Fierit, Vlorët apo në Tiranë nëse është paraqitur dikush i plagosur. Nuk përjashtohet as mundësia që dikush të jetë lënduar nga xhamat në makinë.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #Armë #Audi #Biznesi #Blerim Heta #Delta Group #Luan Muca #perplasja muca bedinaj #Regina Palm #Swat Security #Vasil Bedinaj #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin