Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa sot zhvillohet protesta e 102-të kundër qeverisë.
Profesor Lush Susaj ka komentuar reagimin e policisë gjatë protestës së djeshme, duke kritikuar mënyrën e ndërhyrjes ndaj protestuesve dhe duke bërë thirrje për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës.
“Në rast se polici nuk e njeh ligjin, duhet të ketë kulturë njerëzore. Vezë po u gjuhen presidentëve më të mirë të kësaj bote, vezë e domate, e jo plumba. Këta, nëse reagojnë ndaj kësaj proteste paqësore, duan të provokojnë dhunë. Kjo protestë nuk do të derivojë në dhunë. Kam një thirrje: kush është shqiptar, nëse ka gëlltitur atë lugën e çorbës, dilni në sheshet e lirisë, që të mbrojmë shtetin shqiptar. Shqipëria ka vend jo për 2 milionë shqiptarë, por për 20 milionë. Dhuna që kanë bërë dje ka qenë joproporcionale. Unë dal vetëm që t’u jap kurajo, për të dhënë thirrje për tolerancë. Ata policë, ata barkmëdhenj, janë antishqiptarë.”, tha ai.




