Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ministrin e Financave: Ulni çmimet e ushqimeve dhe karburanteve
Politikë

Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ministrin e Financave: Ulni çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

• 9 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Financave, me fokus te politikat fiskale të qeverisë dhe masat për uljen e çmimeve të ushqimeve e karburanteve, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

Në kërkesën e tij, Blushi argumenton se familjet shqiptare po përballen me një rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës, ndërsa politika fiskale e qeverisë, sipas tij, nuk po ofron një përgjigje në përputhje me barrën ekonomike që përballojnë qytetarët.

Ai i referohet të dhënave të Eurostat, sipas të cilave në muajin korrik çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën rreth 3.2%, kundrejt 0.6% në Bashkimin Europian. Sipas Blushit, kjo do të thotë se ushqimet në Shqipëri po shtrenjtohen me një ritëm më shumë se pesë herë më të lartë se mesatarja europiane.

Read more:Nga kolltuqet e krevatet te mobiljet e vjetra në rrugë, Bashkia e Tiranës vijon aksionin e pastrimit: Mos i hidhni në hapësirat publike

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me barrën fiskale mbi konsumin bazë dhe karburantet. Blushi kërkon të dijë përse Shqipëria vijon të aplikojë TVSH 20% për produktet bazë të konsumit, ndërsa, sipas tij, vendet e rajonit kanë norma më të ulëta.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë e ka krahasuar situatën me vendet fqinje, duke sjellë në vëmendje masat e ndërmarra në Greqi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për uljen e kostos së jetesës dhe barrës fiskale.

Read more:Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%

Në kërkesën për interpelancë, Blushi ngre gjithashtu çështjen e çmimit të karburanteve. Sipas tij, nafta në Shqipëri kushton rreth 2.4 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut rreth 1.59 euro. Ai argumenton se diferenca në çmim ndikon drejtpërdrejt në transport, prodhim, shërbime dhe në koston finale të produkteve.

Partia e Lirisë, sipas Blushit, ka propozuar pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si dhe uljen e TVSH-së për shportën bazë të konsumit nga 20% në 5%.

Në kërkesën drejtuar Ministrit të Financave, Blushi kërkon përgjigje konkrete edhe për kostot që do të kishte një ulje e TVSH-së, ndikimin e saj të pritshëm në çmimet për konsumatorët dhe të ardhurat që Buxheti i Shtetit siguron nga taksat dhe akcizat mbi karburantet.

Read more:Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

Ai kërkon gjithashtu të dijë nëse qeveria ka një plan konkret për reduktimin e barrës fiskale gjatë viteve 2026–2027 dhe cilat janë masat e parashikuara për rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Një pjesë e kërkesës së interpelancës i kushtohet edhe pagave dhe pensioneve. Blushi kërkon të dijë se cilat janë masat konkrete që qeveria parashikon për rritjen e tyre në raport me rritjen reale të kostos së jetesës.

Read more:Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

Në përfundim, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë kërkon nga Ministria e Financave një plan të matshëm, me objektiva dhe afate konkrete, për uljen e barrës fiskale mbi konsumin bazë dhe rritjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.

Sipas tij, interpelanca synon të marrë përgjigje të plota dhe të dokumentuara mbi një çështje që prek drejtpërdrejt mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe të qartësojë nëse qeveria është e gatshme të përdorë instrumentet fiskale për të frenuar rritjen e kostos së jetesës.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #euro #eurostat #Fokus #greqi #Karburantet #Ministria e Financave

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin