Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Diaspora e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës”/ Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Politikë

“Diaspora e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës”/ Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

• 12 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas.

Berisha u prit në Rinas nga mbështetës të tij, ndërsa gjatë një komunikimi me mediat ndau detaje nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë qëndrimit në SHBA.

Ai tha se delegacioni shqiptar kishte udhëtuar me ftesë të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), si dhe me ftesë të drejtpërdrejtë nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Read more:EKSKLUZIVE! “Ti merru me qeverinë”, Ahmetaj zbardh bisedat e Ron Yefet: Procesin duhet ta bëjmë në mënyrë të heshtur! Mediat dhe lajmet…

Duke folur për Konventën Republikane në Teksas, Berisha e cilësoi atë si një prej aktiviteteve më madhështore politike që kishte parë ndonjëherë, ndërsa u ndal veçanërisht te fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Berishës, mesazhet e Trump për rrezikun e komunizmit dhe narkotrafikut janë një goditje për qeverinë shqiptare.

“Fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës”, u shpreh Berisha.

Read more:Eurodeputetët zbarkojnë në Shqipëri për protestat masive që kanë përfshirë vendin: Po vijmë të dëgjojmë qytetarët, JO institucionet!

Ai vijoi duke deklaruar se këto janë, sipas tij, “dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës”.

Berisha tha se vizita nuk u kufizua vetëm te pjesëmarrja në konventë, por se ai, së bashku me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluan një seri takimesh me përfaqësues të Kongresit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit dhe administratës së presidentit Trump.

Read more:“Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet”, Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik! Shqipëria nuk mban zgjedhje, por vetëm farsë

“Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, takimet me zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve amerikane përbëjnë një prej dimensioneve më të rëndësishme të vizitës.

“Ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit”, tha Berisha, duke paralajmëruar se në vijim do të bëjë publike më shumë detaje mbi takimet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara.

Read more:“100 ditë protestë në qendër të Tiranës”/ Media austriake: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës!

Gjithashtu ai vlerësoi si të jashtëzakonshme takimet me Diasporën, duke shtuar se është e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës

“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin. Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet.
Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme. Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane. Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Berisha.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Delegacion #Diaspora #Donald Trump #fatmir mediu #IDU #Mediat #Mesazhet #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin