Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Qytetarët kundër muzeut hebraik në Vlorë, Rama sulmon protestuesit: Një grup delinkuentësh, kundër transformimit të qytetit
Politikë

Qytetarët kundër muzeut hebraik në Vlorë, Rama sulmon protestuesit: Një grup delinkuentësh, kundër transformimit të qytetit

• 12 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me protestën e ndodhur sot në kantierin e Muzeut Hebraik në Vlorë.

Rama akuzoi dhe ofendoi protestuesit, ndërsa thotë se , një grup personash të drejtuar sipas tij nga Bujar Leskaj, kanë sulmuar kantierin duke pretenduar se po shkatërrohej Muzeu Labëria, ose Muzeu Etnografik.

Kryeministri e cilësoi këtë pretendim si “pervers dhe shpifës”, ndërsa theksoi rëndësinë e Muzeut Hebraik si një projekt që, sipas tij, synon të ruajë kujtesën historike të Vlorës dhe rolin e qytetit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Read more:Akuzat e Berishës për “krim pasioni”, Rama shpërthen: Nuk kam qenë me një burrë, por me një vajzë… ekzekutori është i njohur!

Rama deklaroi gjithashtu se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit për transformimin e Muzeut Labëria. Sipas tij, muzeu aktual, të cilin e cilësoi si të degraduar, do të rikonstruktohet dhe do të zhvillohet paralelisht me Muzeun Hebraik.

“Banda e Lesko Pijanecit e ka bërë zakon këtë ritual sulmesh ndaj kantiereve të ndërtimit të transformimeve epokale të Vlorës”, shkroi Rama, duke vijuar me një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Read more:Nuk ndalet reagimi qytetar/ Protestuesit thirrje në kor në Bulevard: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i mbaruar!

Kryeministri tha se të dy projektet do të shndërrohen, sipas tij, në pika të rëndësishme për Vlorën, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë turistik.

Reagimi:

Një grup delinkuentësh të udhëhequr nga Lesko pijaneci sulmuan sot kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë dhe lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifës se, gjoja, Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik po shkatërrohej.

Read more:Salianji kritikoi braktisjen e Kuvendit nga opozita – Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit! Zbardhen mesazhet

Banda e Lesko Pijanecit e ka bërë zakon këtë ritual sulmesh ndaj kantiereve të ndërtimit të transformimeve epokale të Vlorës, por vlonjatët duhet ta dinë se me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka dhënë 200 mijë dollarë amerikanë për hartimin e projektit të Rilindjes për Muzeun Labëria, një karikaturë krejtësisht e degraduar që do të shndërrohet, së bashku me Muzeun Hebraik, në një tjetër derë të hapur krenarie për Vlorën patriotike dhe turistike. Dhe Lesko Pijanec do të vrapojë drejt kantiereve të tjera të ndërtimit, ashtu siç vrapon natën pas fëmijëve dhe pulave që shoqërojnë rrjedhat e rakisë në grykën e tij të pangopur

Lexo edhe
Politikë

Fitorja e AfD-së në landin e Saksoni-Anhalt trondit politikën gjermane/ Analisti i DW, Auron Dodi: Rezultati përballet me refuzimin e partive tradicionale

Politikë

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Tags: #Bujar leskaj #Edi Rama #Projekt #rama #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fitorja e AfD-së në landin e Saksoni-Anhalt trondit politikën gjermane/ Analisti i DW, Auron Dodi: Rezultati përballet me refuzimin e partive tradicionale
  • VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish
  • Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora sot në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Revoltë masive për dorëheqjen e Ramës
  • Nafta në nivele rekord, arrin 229 lekë për litër, benzina 219 lekë/ A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?
  • 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora sot në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Revoltë masive për dorëheqjen e Ramës
  • “Shqipëria nuk është pronë e Ramës, Ronëve apo Agasëve”/ Ina Zhupa: Protesta vazhdon dhe qytetarët nuk do të heshtin përballë grabitjes së vendit
  • Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Fitorja e AfD-së në landin e Saksoni-Anhalt trondit politikën gjermane/ Analisti i DW, Auron Dodi: Rezultati përballet me refuzimin e partive tradicionale

Fitorja e AfD në landin gjerman Saksoni-Anhalt ka hapur një debat të fortë politik në Gjermani dhe më…

• 33 minuta më parë • 9 min lexim
Politikë

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në vend, duke e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora sot në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Revoltë masive për dorëheqjen e Ramës

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi, i cili është parashikuar të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by