Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku shkoi vetë te “Delvina Gas” me kupolën drejtuese të institucioneve dhe udhëhoqi aksionin e bllokimit
Politikë

Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku shkoi vetë te “Delvina Gas” me kupolën drejtuese të institucioneve dhe udhëhoqi aksionin e bllokimit

• 14 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje ndaj kompanisë Delvina Gas.
Hoxha tha se ajo që e bën veçanërisht të rëndë historinë është fakti se, sipas tij, Balluku nuk ia kishte lënë aksionin strukturave të tjera shtetërore, por kishte shkuar personalisht në ambientet e kompanisë.

‘Ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së’, deklaroi Hoxha.

Gazetari tha se ndërhyrja ndodhi në një moment kur Delvina Gas ishte në prag të nisjes së aktivitetit të saj, pasi kishte kryer investime të konsiderueshme në infrastrukturën e lidhur me përpunimin dhe shfrytëzimin e gazit.

Read more:Gazetari Osman Stafa kallëzim në polici: Mora mesazh kërcënues në rrjetet sociale! Nisin hetimet, reagon opozita: Autorët të dalin para drejtësisë

Hoxha tregoi se, më pas u kuptua se, pse kishte ndërhyrë Balluku, sepse Delvina Gasin po e kërkonte Roni Yeffet dhe njerëzit e Ballukut.

‘Pse po e ndjekim këtë histori? Sepse Delvina Gas, ose më saktë fusha e gazmbajtëse e Delvinës, është aset kombëtare dhe është një mendje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Dhe e më e bukura, ai biznes atje dhe ajo rafineri atje është bllokuar për të punuar nga Ministria e Energjisë, siç e pe aty.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë tjetër që e detyron Shqipërinë të importojë 6 miliardë dollarë gaz të lëngshëm që do na e sjelli një kompani greke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do na e sjelli në Vlorë. Do na sjelli gaz, po ku do ta çojmë është i gjithë problemi se Shqipëria nuk ka instalime të përdorimit të gazit. Po kjo është histori tjetër po deshe do ta shpjegojmë më vonë. Tani kthehemi tek çfarë ndodhi me Delvina Gas.

Read more:“Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe…

Në momentin që aksioneri shqiptar, pra, mori 90% të të gjithë kompanisë, bëri investimin, ndërtoi rafinerinë, janë disa rafineri atje që përdorin procese për filtrimin, për ambalazhimin, për transportimin e gazit. Në momentin që u bë gati dhe të fillonte shfrytëzimin, shfaqen papritur, vjen në 29 korrik, një lajm që u shpërnda në media.
Dhe lajmi ishte: Policia, Ministria e Energjetikës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Komisariatin e Sarandës, Komisariatin e Delvinës, kanë zbuluar një TEC pa leje. Një TEC 100 milionë dollarë pa leje. Dhe ky lajm iu dha medias dhe media e serviri.
Dhe u shpall në kërkim biznesmeni, u arrestua administratori dhe nja dy inxhinierë që ishin shtetas amerikanë. Inxhinierë të kompanisë. Ndërkohë kompania është e regjistruar në ishujt Virxhin.

Dhe çfarë ndodh? Tek dera e kompanisë, pra tek Delvina Gas, është ky që thotë do shkoni në Vlorë dhe atje ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së, me Dallëndyshe Bicin.
Nuk e di a ka qenë ministrja, nuk jam i saktë, s’kam arritur do ta verifikoj, a ka qenë dhe zonja Kumbaro aty. Se i shkuan të gjitha inspektoratet e mundshme dhe i vunë shiritin një rafinerie në Shqipëri.

Read more:“Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut?

Dhe e nxorën lajmin që kemi kapur një rafineri pa leje që po ndërtohet në Delvina Gas. Dhe i shpallën në kërkim aksionerin kryesor. Nga ai moment aksioneri nuk kishte nga t’ia mbante, se nuk ishte puna se po i kërkonin t’i japë ryshfet për investimin që kishte bërë, po kërkonin t’ia merrnin.

T’ia merrnin! Dhe prandaj i bëhej gjithë ky presion, që ai të dorëzojë dhe të ikte. Paralelisht me këtë çfarë i kanë bërë? SPAK-u i fillon një hetim dhe e fut këtë biznesmen në inceneratorin e Fierit bashkë me Arben Ahmetajn.

Read more:“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro

Dhe i thotë ti ke ndihmuar Arben Ahmetajn… se ky e ka akuzën atje për pastrim parash. Është gjë që ju Ahmetaj… po e di çdo shqiptar që Ahmetaj s’është te pjesa e inceneratorëve, se s’ka çfarë t’i thosh më aty. Dhe çfarë ndodh? Paralelisht me veprimet që u bënë duke bllokuar rafinerinë, në mos gabohem se do jap datën e saktë, po, në 18 mars në një njoftim zyrtar të këtij viti SPAK-u thotë: dërgohet për gjykim çështja e Arben Ahmetajt dhe përfshihet si i pandehur, merret i pandehur pronari i Delvina Gas.
Tani çfarë detyrohet ky dhe si e bllokoi ky vajtjen atje… pra ky njoftim është bërë në 18 mars. Atje u bë e qartë se Delvina Gas s’kishte nga t’ia mbante. Çfarë ndodh në 26 mars? Shfaqen po në të njëjtin ambient te hyrja e Delvina Gas, ambasadorja amerikane që është në Shqipëri, e ngarkuara me punë, dhe ambasadori holandez.
Vijnë po në mbështetje të Delvina Gas. Shikoni, SPAK-u u shpall atë… këta shfaqen të dy atje. Dhe aty u shfaqën për të thënë që mos vazhdoni më tej. Në këto momente, aksioneri është përpjekur të bëjë veprime të tjera, tashmë ka dalë një kompani holandeze, janë ca dy shtetas amerikanë të përfshirë në këtë histori, vetëm e vetëm që atij të mos i grabitet prona.

Pra, të gjitha veprimet që duhet t’i bënte Ron Yeffet i ka bërë nëpërmjet zonjës Balluku. Dhe çfarë ka ndodhur? Në 29 korrik të vitit të kaluar, zonja Balluku ka dhënë një intervistë mu tek hyrja e rafinerisë. Intervistë që nuk është publikuar kurrë.
Nuk e di pse s’është publikuar, ata kanë patur grup xhirimi me vete, është e kapur nga kamerat e objektit që ajo jep një intervistë para saj. Sepse i ka kryer, pra ka shkuar vetë ministrja, nuk ia ka lënë as ministrit të Brendshëm ta bëjë atë punë, as drejtorit të policisë, ka shkuar vetë. Dhe gjithë kjo histori nuk po e kuptoje ore çfarë po kërkojnë këta?

Read more:“Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara

Pra, e kanë pyetur në atë kohë aksionerin: dëgjo ore, po të kanë kërkuar para? Ke ofruar? Derisa ke ofruar? Dhe ai na bëri të qartë që pavarësisht përpjekjeve të mia, nuk është çështje parash, duan objektin. Dhe ai kishte shkuar deri te Kryeministri. Dhe Kryeministri ç’i kishte thënë? Nuk ndërhyj te kjo punë.
Nuk mund t’i ndërhyj zonjës Balluku. Pra, a po e kuptoni qartësisht kush ishte? Kur e filloi e pyeste, po kush janë ukrainasit? Dhe më doli që ishin ukrainasit e lidhur me Ron Yeffet. Dhe aty u kuptua se tani kur themi fusha gazmbajtëse, ajo sot parashikohet që të ketë mbi 2.5 miliardë dollarë rezervë gazi poshtë dhe është gaz shumë cilësor.
Është gaz, jashtëzakonisht cilësor, i një fuqie shumë të lartë. Dhe kjo e ka bërë që ajo fusha atje të jetë kaq joshëse, fitimi atje super i madh, po ata duan t’ia marrin duke përdorur fuqinë e pushtetit dhe duke i nxjerrë zbuluar.’, u shpreh ndër të tjera Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Artan Hoxha #belinda balluku #Biznes #Dera #Gas #gazetari #Gazi #holandez

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 4 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin