Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gjykata e Lartë la në qeli Erion Veliajn – Rama: Përsëri Tirana pa kokë! Mbajtja e tij në burg, eksperiment i padëgjuar juridik
Politikë

Gjykata e Lartë la në qeli Erion Veliajn – Rama: Përsëri Tirana pa kokë! Mbajtja e tij në burg, eksperiment i padëgjuar juridik

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe për ta lënë atë në paraburgim, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate publike, Rama e ka cilësuar mbetjen në qeli të Veliajt si një “kalvar” personal dhe si një rast unik në historinë e Evropës demokratike. Në përpjekje për të kontestuar vendimin e trupës gjykuese, kreu i qeverisë pretendoi se ndaj kryebashkiakut të arrestuar ende nuk është bërë e qartë ekzistenca e ndonjë rrezikshmërie ekstreme që do të justifikonte qëndrimin e tij të zgjatur prapa hekurave.

Rama theksoi pasojat administrative në kryeqytet, duke argumentuar se mungesa e kryetarit të zgjedhur po krijon një kosto të drejtpërdrejtë për Tiranën dhe banorët e saj. Duke kontestuar vendimmarrjen e organit më të lartë të gjyqësorit, kryeministri e cilësoi situatën e krijuar si një “eksperiment të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”.

Read more:Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Sipas tij, faturën e këtij eksperimenti po e paguajnë afro një milion banorët e Tiranës, ndërsa deklarata e tij shihet si një përpjekje e drejtpërdrejtë për të kontestuar vendimet e organeve të reja të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Read more:Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Read more:“Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik

Lexo edhe
Politikë

Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Politikë

“SHBA tha se do heqë korrupsionin nga Shqipëria” – Ngjela me tone të forta: SPAK nuk vepron pa prova! Balluku dhe askush tjetër nuk shpëton dot

Tags: #Banorët #Burg #Detyrë #Edi Rama #erion veliaj #Gjykata #gjykata e larte #gjyq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
  • “SHBA tha se do heqë korrupsionin nga Shqipëria” – Ngjela me tone të forta: SPAK nuk vepron pa prova! Balluku dhe askush tjetër nuk shpëton dot
  • “”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë
  • Genc Burimi: Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues
  • Skandali me KAYO-n dhe mikun e kryeministrit/ Bozdo “zbërthen” skemën korruptive: Ron Yeffet erdhi “me duar në xhepa”, qindra miliona euro kalojnë pa asnjë kontroll
Nga të njëjtat tag-e
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
  • Genc Burimi: Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues
  • Skandali me KAYO-n dhe mikun e kryeministrit/ Bozdo “zbërthen” skemën korruptive: Ron Yeffet erdhi “me duar në xhepa”, qindra miliona euro kalojnë pa asnjë kontroll
  • “Do prodhohen makina ushtarake dhe dronë”/ Dëbimi me forcë i News24 nga ambientet, si e futi Rama në lojë TIMAK-un e Arjeta Pucës. Lidhja me Ron Yeffet
  • Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 14 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon detaje nga përplasja me kryeministrin për Territorialen 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ka komentuar nga Pogradeci protestat në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët…

• 53 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“SHBA tha se do heqë korrupsionin nga Shqipëria” – Ngjela me tone të forta: SPAK nuk vepron pa prova! Balluku dhe askush tjetër nuk shpëton dot

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka dhënë…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë

Analisti dhe gazetari Erl Murati ka komentuar çështjen e kompanisë KAYO dhe aktivitetin e saj në fushën e…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by