Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare.
Qytetarët janë mbledhur sërish për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit. Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit.
Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë.
Një prej pankartave të shfaqura në protestë i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke ironizuar nismën “Prania Besnike”. “Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!”, shkruhet në pankartë.




