Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku u diskutuan ndryshimet ligjore për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke veçuar si dy prej rezultateve të saj, SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ndërsa kritikoi Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
“Unë dy suksese shoh në reformën në drejtësi, SPAK dhe GJKKO, me të gjitha problematikat që kanë. KLGJ dhe KLP faliment”, u shpreh ai.
Rama tha se Kuvendi duhet të reflektojë mbi funksionimin e reformës në drejtësi në tërësi, veçanërisht për zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe mijëra dosjet e mbetura pa zgjidhje.
Read more:“SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sêrish në shesh: Rama jep dorëheqjen!
“Nëse ka arsye për t’u shqetësuar, Kuvendi i Shqipërisë është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi dhe jo mbi atë pjesë që është bërë lajtmotivi kryesor, ‘burg, burg, burg’, por mbi atë pjesë që është bërë lajtmotivi i jetës së dhjetëra-mijëra njerëzve, që dosjet u janë mbuluar me pluhur”, tha Rama.




