Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
Politikë

61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale

• 19 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit vendor sugjeron Instituti për Bashkitë e Shqipërisë në raportin “Qeverisja Vendore në Shqipëri 2025”. Studimi vlerëson se struktura aktuale e qeverisjes vendore në Shqipëri është relativisht e përqendruar. Me 61 bashki, vendi ka mesatarisht rreth 39 mijë banorë për njësi vendore, më shumë se mesatarja prej rreth 34 mijë banorësh në Ballkanin Perëndimor dhe rreth 22,455 banorë për bashki në Bashkimin Europian.

Sipas Institutit një nga problemet që reforma e re duhet të adresojë është organizimi i brendshëm i bashkive. Megjithëse ish-komunat nuk ekzistojnë më si njësi të qeverisjes vendore, në territor vazhdojnë të funksionojnë 312 njësi administrative me kufijtë e mëparshëm.

Read more:“Çështja e Lubi Ballukut u bë edhe e BE-së”, Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe regjimin e tij

Bashkitë janë konsoliduar në nivel politik dhe financiar, ndërsa administrimi në territor mbetet ende i fragmentuar. Për këtë arsye, Instituti rekomandon riorganizimin funksional të njësive administrative, krahas digjitalizimit të shërbimeve dhe forcimit të mekanizmave të demokracisë lokale. Synimi është që konsolidimi i bashkive të mos shoqërohet me largimin e qytetarëve nga shërbimet dhe vendimmarrja, veçanërisht në zonat rurale.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që sugjerohet është kalimi drejt decentralizimit asimetrik. Sipas Institutit për Bashkitë, nuk është efikase që të gjitha bashkitë të kenë të njëjtin model kompetencash, pasi ato ndryshojnë ndjeshëm për nga popullsia, burimet financiare dhe potenciali ekonomik. Bashki të mëdha si Tirana, Durrësi apo Fieri kanë mundësi shumë më të mëdha se bashkitë e vogla rurale ose ato që po përballen me tkurrje demografike.

Read more:Revolta popullore! Aktivisti thirrje socialistëve: Ngrihuni në protestë kundër Ramës, digjini teserat e partisë!

Instituti argumenton gjithashtu se kompetencat e dhëna bashkive duhet të shoqërohen me financim të plotë. Transferimi i funksioneve pas reformës së vitit 2015, sipas raportit, nuk është mbështetur gjithmonë me burime të mjaftueshme financiare, njerëzore dhe teknike. Për këtë arsye, funksionet e transferuara duhet të trajtohen si funksione të plota të bashkive dhe financimi i tyre të integrohet në buxhetet vendore./Monitor

Lexo edhe
Politikë

Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Politikë

Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”

Tags: #Financim #Komunat #Popullsia #Raporti #reforma territoriale #shqiperi #Të Gjitha #tirana #Zonat rurale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët
  • “Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • “Të mos e lejojmë Ramën dhe deputetët të veprojnë kundër popullit”/ Aktivisti: Më 8 tetor para Kuvendit, nëse qeveria nuk ndryshon planin për reformën territoriale…
  • “Të mos e lelojmë Ramën dhe deputetët të veprojnë kundër popullit”/ Aktivisti: Më 8 tetor para Kuvendit, nëse qeveria nuk ndryshon planin për reformën territoriale…
  • “Nëse s’do t’i kishte ikur non-grata, Berisha s’do ishte në SHBA” – Gjekmarkaj: Sanksioni u rrëzua! Është fitore me rëndësi kombëtare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”,…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Tirana pritet të jetë sërish sot në fokus të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me zhvillimin…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by