Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës
Politikë

Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës

• 19 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj verdiktit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti i bëri deklaratat pas një takimi me të rinj të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ku theksoi se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për përpjekjet në procesin e apelimit, por edhe për veprimet në planin diplomatik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Read more:Çështja e Presidentit në Kosovë, Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

Ai e cilësoi vendimin si të padrejtë juridikisht e moralisht, si dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, duke theksuar nevojën për një qëndrim të koordinuar institucional.

“Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm”, u shpreh Kurti.

Kryeministri tha gjithashtu se Kosova do të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, ndërsa kërkoi që të vazhdojë dokumentimi dhe zbardhja e krimeve dhe masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë.

Read more:Pas vendimit të Hagës, komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërprerë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, gjatë takimit me të rinjtë e diasporës në New York, Kurti tha se janë diskutuar edhe çështje që lidhen me ekonominë dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor.

Read more:“Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret

Në mesjavë, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me një total prej 81 vitesh burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Të dënuarit kanë paralajmëruar ankimimin e vendimit në Apel.

Në Kosovë, ndërkohë, janë zhvilluar protesta kundër vendimit, ndërsa debati për hapat që duhet të ndërmerren në nivel institucional dhe diplomatik vijon.

Lexo edhe
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Tags: #Albin kurti #Burg #Dhomat e specializuara #Facebook #Hagë #Kosova #kosove #New york

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një analizë të zhvillimeve të protestës së studentëve, e cila ka përshkallëzuar në…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin