Përveç kritikave ndaj mazhorancës, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka folur edhe për situatën e brendshme në opozitë. I ftuar në “Minuta e Parë” në News24 me Ola Bruko, Hoxha kërkoi një reagim të menjëhershëm politik dhe moral brenda PD-së, duke deklaruar se në strukturat drejtuese të partisë nuk duhet të ketë persona që, sipas tij, kanë përfituar nga lidhjet me sistemin e pushtetit.
Ai tha se nuk mund të ketë në drejtimin e PD-së persona të lidhur me tendera me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Lisandër Hoxha:
Mendoj se nuk është bërë gjë për të pasur një kulturë politike në Shqipëri. Opozita duhet të hyjë në fazë emergjence, mes atyre që ndjekin shembullin e moralit politik dhe atyre që janë mercenarë politikë që duan të mbajnë sistemin e tepsisë së kalbur në fuqi. Nuk mund të ketë njerëz të lidhur me tendera me Ballukun në struktura drejtuese të PD.




