Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama
Politikë

“SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama

• 23 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti Krenar Ahmeti ka përdorur metaforën e një loje shahu për të përshkruar zhvillimet e fundit politike, ndërsa nga protesta e 116-të kundër qeverisë deklaroi se tashmë “radhën e ka” kryeministri Edi Rama.

Duke iu drejtuar qytetarëve para Kryeministrisë, Ahmeti tha se protestuesit kanë arritur ta bëjnë të njohur, sipas tij, situatën në Shqipëri edhe jashtë vendit. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ai foli për “marrjen e mbretëreshës”, ndërsa e cilësoi Ramën si figurën e radhës në “tabelën e shahut”.

“I kemi thënë krejt botës se çfarë fytyre ka. Para dy ditësh ia morëm edhe mbretëreshën. Ju kujtuat se ishte Balluku mbretëresha. Ju thashë: ‘Kjo ishte mbretëresha’, mbretëresha e zezë e fushës së këtij shahu. Tani e ka radhën ai. Në këto momente ai është shah, sa të zbresë këtu do të jetë shah-mat”, deklaroi Ahmeti.

Read more:“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Aktivisti ngriti më pas shqetësime për funksionimin e institucioneve në vend, duke veçuar SPAK-un si të vetmin institucion që, sipas tij, po funksionon.

“Prandaj, të dashur bashkatdhetarë, më thoni një institucion që funksionon në vendin tonë, përveç SPAK. Situata e sigurisë nuk është mirë. Duhet të qëndrojmë në këtë vend, janë momente decizive”, tha ai.

Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të mos tërhiqen nga protesta, duke argumentuar se qëndresa duhet të vijojë deri në realizimin e kërkesave të artikuluara prej muajsh, në krye të të cilave është dorëheqja e kryeministrit.

Read more:Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

“Ju kam thënë që në fillim që ne, nëse nuk qëndrojmë derisa ai të japë dorëheqjen dhe të plotësohen kërkesat, ky vend do të lëngojë edhe 50 vjet. Prandaj dilni në shesh për veten tuaj, mos hezitoni”, u shpreh Krenar Ahmeti.

Deklaratat e Ahmetit u bënë gjatë ditës së 116-të të protestës kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit vijuan të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lexo edhe
Politikë

“Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit

Politikë

“Policia tërheq zvarrë protestuesit, por jo Vlora Hysenin”/ Emigrantja: Balluku ka abuzuar me paratë e ilaçeve të pensionistëve për të shtuar vilat

Tags: #Edi Rama #fytyre #Institucion #jetë #mat #Para #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
  • “Policia tërheq zvarrë protestuesit, por jo Vlora Hysenin”/ Emigrantja: Balluku ka abuzuar me paratë e ilaçeve të pensionistëve për të shtuar vilat
  • “Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët
  • “Arrestimi i Vlora Hysenit, kambanë alarmi”/ Sidorela Vatnikaj: Nga Agasi te Balluku e Tahiri, korrupsioni është bërë me urdhër të Ramës! Të largojmë klasën politike
  • “SPAK ka nisur hetimet…”, aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot
Nga të njëjtat tag-e
  • “Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit
  • “Policia tërheq zvarrë protestuesit, por jo Vlora Hysenin”/ Emigrantja: Balluku ka abuzuar me paratë e ilaçeve të pensionistëve për të shtuar vilat
  • “Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët
  • “Arrestimi i Vlora Hysenit, kambanë alarmi”/ Sidorela Vatnikaj: Nga Agasi te Balluku e Tahiri, korrupsioni është bërë me urdhër të Ramës! Të largojmë klasën politike
  • Thirrja e protestuesit: Nesër në 9:30 protestë te parlamenti kundër kësaj qeverie kriminale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 36 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit

Aktivisti Edison Lika ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 116-të kundër qeverisë,…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Policia tërheq zvarrë protestuesit, por jo Vlora Hysenin”/ Emigrantja: Balluku ka abuzuar me paratë e ilaçeve të pensionistëve për të shtuar vilat

Këtë të mërkurë zhvillohet protesta e 116-të e qytetarëve para kryeministrisë. Kërkesa mbetet e qartë, largimi i kryeministrit…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët

Aktivisti Arben Kola ka përshëndetur nga protesta para Kryeministrisë vendimin e SPAK për tw pranuar çështjen e Rrjollit,…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by