Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 116-të kundër qeverisë, deklaroi se nisja e hetimeve nga SPAK për çështjen e Rrjollit është fitore e protestës.
Kokaj tha se bëhet fjalë për një kompani që, sipas saj, ka detyrime të papaguara ndaj bashkisë dhe lidhet me një projekt resorti në një tokë që ajo e cilësoi si të grabitur. Ajo theksoi se SPAK duhet të hetojë edhe taksat e papaguara nga kompania në Bashkinë Shkodër.
Sipas aktivistes, protestat kanë ndikuar në vendosjen e presionit për drejtësinë dhe zbardhjen e rasteve që lidhen me institucionet publike. Kokaj deklaroi se shumë shqiptarë nuk gjejnë drejtësi dhe akuzoi zyrtarë të institucioneve se shërbejnë, sipas saj, për interesat e regjimit.
“Kjo protestë do e rreshtojë si fitore të saj dhe këtë”, u shpreh aktivistja, duke iu referuar faktit që për Rrjollin hetimet kanë nisur.
Luçiana Koka:Rrjolli ka lajm të mirë. SPAK do hetojë mungesën e parave në arkën e Bashkisë së Shkodrës. Është një resort që do ndërtohet në një tokë të grabitur. Këto vjedhin edhe taksat. Është fitore e jona që SPAK të hetojë taksat e papaguara nga një kompani në Bashkinë Shkodër.
Read more:Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
Kjo protestë do e rreshtojë si fitore të saj dhe këtë. Këto janë hajdutë e grabitës. E di se ne nuk jemi vetëm, ka shumë shqiptarë që nuk gjejnë drejtësi në këtë vend, sepse në zyrat kryesore janë shërbëtorë të regjimit për të vjedhur mbi kurrizin e shqiptarëve.




