Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për të kryer praktika profesionale dhe për t’u njohur me vendet e lira të punës në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e saj. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar sot nga ministri Andis Salla dhe rektori i UBT-së, prof. FatbardhSallaku.
“Të investosh te të rinjtë dhe te dija do të thotë të investosh drejtpërdrejt në të ardhmen e bujqësisë shqiptare”, u shpreh Ministri Salla.
Marrëveshja forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës përmes praktikave profesionale, orientimit të studentëve dhe informimit të tyre për vendet vakante në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë sipas profileve të tyre, mbi bazën e meritës dhe konkurrimit të hapur.
Read more:Programi që po zgjedhin të rinjtë: Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT
“Kjo marrëveshje forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës, përmes praktikave profesionale, orientimit të studentëve dhe informimit të tyre për vendet vakante në Ministri dhe institucionet e varësisë”, theksoi Salla.
Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në nivel akademik dhe shkencor, ku UBT do të ofrojë ekspertizën e profesorëve dhe kërkuesve në fusha si bujqësia, veterinaria, siguria ushqimore, ekonomia bujqësore, bioteknologjia, akuakultura dhe administrimi i ujit dhe tokës.
Read more:Ambasadorja e BE-së: Sistemi i fortë i drejtësisë, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE
“Po ndërtojmë një marrëdhënie ku studentët fitojnë eksperiencë dhe mundësi, Universiteti sjell dijen dhe ekspertizën, ndërsa Ministria krijon urën që i lidh ato me nevojat reale të sektorit”, përfundoi Ministri Salla.




