Vetëm pas pak pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, ndërsa një grup protestuesish janë mbledhur jashtë.
Policia ka vendosur gardh metalik nga Ministria e Brendshme deri te Xhamia e Namazgjasë. Një incident është regjistruar te ministria ku ka pasur përpjekje për bllokim të qarkullimit dhe janë shoqëruar dy protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.
Protestuesit kanë sjellë në vëmendje edhe arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe lidhjen e saj me Ergys Agasin duke i dhënë informacione edhe gjatë kohës që ishte në arrati.
“Makineria e policisë është në shërbim të Ergys Agasit. Pushteti dhe shteti ka rënë, por ne duhet t’i japim një shtysë që ta hedhim nga lart. Parlament i krimit!”, thirri aktivisti Arben Kola.
Lajm në përditësim…




