Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës tregon shtetin privat. Ky sistem duhet çmontuar
Politikë

Tabaku: Kërcënimi ndaj Klodiana Lalës tregon shtetin privat. Ky sistem duhet çmontuar

• 24 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, reagoi pas incidentit në ambientet e gjykatës mes Vlora Hysenit dhe gazetares Klodiana Lala. Tabaku e cilësoi sjelljen e Hysenit si kërcënim dhe shantazh ndaj gazetares, duke e konsideruar dëshmi të një sistemi ku institucionet përdoren për interesa personale.

Sipas Tabakut, në ditën e parë të përballjes me drejtësinë, Hyseni duhej të merrte seriozisht akuzat që rëndojnë ndaj saj, në vend që të sulmonte gazetaren. Deputetja e PD-së e lidhi këtë sjellje me mënyrën se si, sipas saj, pushteti ka vendosur institucionet në shërbim të një njeriu të vetëm.

“Ky është shteti privat. Shteti privat që kontrollon çdo gjë, ku ti je në ato pozicione vetëm nëpërmjet kontrollit dhe shantazhit. Ky është shteti personal, ku nuk njihet më as llogaridhënia, as ligji, as Kushtetuta, as rregulli, por njihet vetëm interesi personal”, u shpreh Tabaku.

Duke iu referuar akuzave që përmendi në deklaratën e saj për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, Tabaku tha se përdorimi i një institucioni të sigurisë në shërbim të interesave personale përbën një nga çështjet më të rënda me të cilat është përballur shteti shqiptar në 35 vitet e fundit.

Sipas saj, çështja e SHISH-it dëshmon dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe të sistemit të sigurisë kombëtare, ndërsa cenon edhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Tabaku theksoi se përqendrimi i pushteteve në duart e një njeriu dhe varësia personale e drejtuesve të institucioneve kanë zëvendësuar përgjegjësinë ligjore dhe llogaridhënien. Sipas saj, ky kontroll përdoret edhe për mbrojtje politike sa herë që njerëzit e pushtetit përballen me drejtësinë.

“Ky sistem i ka nxjerrë shqiptarët në rrugë. Ky sistem i ka nxjerrë shqiptarët për të protestuar. Ky sistem duhet çmontuar për ta çuar Shqipërinë përpara”, përfundoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij

Politikë

VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij
  • VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB
  • “Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët
  • Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
  • Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 15 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në kryeqytet për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga disa aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij në SHBA, ku…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët

Pasi kanë kapur mat disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, protestuesit sot zunë në befasi…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by