Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut dhe çështjes që përfshin ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe Ergys Agasin.
Balliu deklaron se nuk mund të ketë një hetim serioz për këtë çështje për sa kohë Rama vijon të jetë kryeministër. Sipas tij, qëndrimi i Ramës në detyrë përbën kërcënim për hetimet, shtetin dhe sigurinë kombëtare.
“Dorëheqja e tij është kusht për rindërtimin e Republikës”, shprehet Balliu.
Reagimi i plotë:
Nuk mund të ketë asnjë hetim serioz për atë që opozita e ka denoncuar si lidhje mes Edi Ramës, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për sa kohë Rama vazhdon të jetë kryeministër.
Jo vetëm kaq, por ai është tashmë një ekzekutiv i shantazhueshëm nga bashkëpunëtorët e tij dhe, si rrjedhojë, qëndrimi i tij në atë zyrë përbën një kërcënim për hetimet, për shtetin dhe për sigurinë kombëtare.
Dorëheqja e tij është kusht për rindërtimin e Republikës.




