Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH
Politikë

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

• 23 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta lidhur me drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ish-drejtueses Vlora Hyseni. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës, drejtori operativ i Shërbimit Informativ, në Bërzhitë.

Sipas kreut të PD, Jurgen Kola është pronari i pasurive të mëdha toke të blera në Arbanë.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Berisha tha se sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e talimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasit.

Sali Berisha: Dhe Rama, në qoftë se e lexuat, dy-tre herë thoshte vlerësimet e partnerëve. Unë i them turp të kesh. Dhe i them Edi Ramës, këtu para jush dhe shqiptarëve, se në qoftë se këta janë pisa, ti je kryepis.
Në qoftë se këta janë llum, ti je kryellum. Në qoftë se këta janë mafie, ti je padrino. Që bën sikur kjo nuk ishte gjë e madhe. Ajo atje, si me thënë, ajo atje kishte të gjithë sekretet e shtetit dhe të gjithë sekretet e NATO-s që vinin në këtë shtet. Ajo atje, që sipas tij, varej nga Vali Bizhga, që Vali Bizhga nuk guxon në përputhje me ligjin të hapë asnjë zarf të shërbimeve. Jo. Jo! Nuk ka punë shefi i kabinetit, ato janë të caktuara me ligj.

Read more:“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Pra, ky është Rama, ky është shteti që ndërtoi, narkoshteti i llumit, i Agasit, i Vlorës, i Lubisë, i Prodës, etj me radhë. Ka të tjerë si këta edhe më keq, por kjo ishte në pozicionin më të rëndësishëm. Pastaj thonë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Po çfarë Këshilli? Po Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga një delinkuent si Haram Begaj, përbëhet nga Ermal Raketa, kontrabandisti, përbëhet nga Roni Yeffet që i lëviz këta me radhë, nga Lubia, nga Ergys Agasi dhe mjedisi rozë i tij. Ky është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Dhe padrinoja në krye të tyre.

Read more:“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO)

Kurrë një shtet, përveç Venezuelës që i është gjetur shefi i shërbimit që merrej me trafiqe, El Polo, dhe Guinesë Bisau, nuk ka ndodhur që të dalë shefi i shërbimit. Dhe të gjitha këto të lidhura me Padrinon. Unë duhet të falënderoj të gjithë ata punonjës të shërbimit që me guxim, fill pas emërimit të saj dhe në vazhdim, kanë thënë të vërtetën rreth këtij personi dhe janë bërë publike të gjitha. Por natyrisht ato ndryheshin në banesën e shurdhërisë dhe harresës.

Informacione të reja, jo nga ato që i nxjerr Edi Rama me qëllime të veta, por kjo ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë Jurgen Kolën, drejtorin operativ të SHISH. Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe lokali i tij në Bërzhitë ka qenë një nga lokalet ku kjo bënte takimet me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi. Jurgen Kola është pronari i pasurive të mëdha tokë të blerë në Arbanë.

Read more:Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Komitetin Ushtarak të NATO-s: Vijojmë mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës

Sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e talimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasit. Unë u bëj thirrje hetuesve dhe prokurorëve të çështjes të kontrollojnë kamerat e këtij dhe të hetojnë bashkëpunimin e tij. Ky është një drejtor shumë i rëndësishëm aty. Se harrova t’u them se nuk ka nëndrejtor në SHISH, ndërkohë që Kushtetuta përcakton nëndrejtorin dhe me të njëjtën emërtesë kryeministri dhe presidenti. SHISH nuk ka nëndrejtor, tani mund të jetë ky më i rëndësishmi. E drejton Jurgen Kola, një ushtar i Vlora Hysenit.

Lexo edhe
Politikë

“Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti

Politikë

Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Tags: #Edi Rama #ergys agasi #jetë #kesh #Kola #Kushtetuta #mjedisi #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
  • Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
  • Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë
  • “Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet!” – Toska zbulon detajet: U përgjuan nga një vend i NATO-s! Së shpejti do faktohet vila e tretë
  • SPAK e la në “arrest shtëpie”, ja kush do të drejtojë SHISH-in pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Nga të njëjtat tag-e
  • Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
  • “Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet!” – Toska zbulon detajet: U përgjuan nga një vend i NATO-s! Së shpejti do faktohet vila e tretë
  • Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi lëshon akuza të forta: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
  • Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte planet se kush do jetë kryetar Parlamenti?
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 16 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 7 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet e fundit në dosjen e AKSHI-t dhe masën e…

• 23 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi komunikimet që u zbuluan mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë

Në vijim të deklaratave të tij tronditëse mbi korrupsionin administrativ dhe kapjen e shtetit, gazetari Almer Toska ka…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by