Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pa garë, pa transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi
Politikë

“Pa garë, pa transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, duke paralajmëruar se ajo do të përqendrojë më shumë pushtet dhe fonde publike pranë Kryeministrit.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për ngritjen e një strukture të re në sektorin e barnave dhe shërbimeve spitalore.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se mekanizmi i propozuar ndjek modelin “KAYO”, duke e larguar administrimin e fondeve dhe kontratave publike nga konkurrenca, transparenca dhe llogaridhënia e plotë.

Read more:Tabaku: “Balluku” dhe ‘Kayo” s’janë të izoluar, parlamenti përdoret për të mbrojtur korrupsionin

Sipas deputetes demokrate, qeveria po përgatitet të përqendrojë më shumë kompetenca dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë, në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballojnë vetë një pjesë të konsiderueshme të kostove të kujdesit shëndetësor.

Tabaku thekson se familjet shqiptare paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48,3% të faturës së përgjithshme të shëndetësisë, ndërsa buxheti publik i këtij sektori për vitin 2026 mbetet në nivelin 2,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në vend që të ulë barrën mbi familjet, të sigurojë barnat në spitale dhe të garantojë shërbim cilësor, qeveria kërkon të përqendrojë edhe më shumë pushtet dhe miliarda lekë në duart e një rrethi të ngushtë”, shkruan Tabaku.

Read more:Bardh Spahia: Familja e Kryeministrit po kap institucionet që menaxhojnë milionë euro para publike, përmes emërimit të vajzës së tezes të Linda Ramës në krye të Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore

Ajo e përshkruan këtë mënyrë veprimi si një formulë tashmë të njohur të qeverisë: krijimin e një strukture shtetërore, përzgjedhjen e partnerëve të parapëlqyer dhe përqendrimin e pasurive, privilegjeve dhe kontratave publike në pak duar.

Sipas Tabakut, në këtë model kapitali kryesor nuk është eksperienca, konkurrenca apo investimi, por afërsia me Kryeministrin. Ajo paralajmëron se struktura e re rrezikon të funksionojë pa garë reale, pa transparencë dhe pa kontroll të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve dhe shpenzimit të parave publike.

“Ky nuk është modernizim i shëndetësisë. Është modeli ‘KAYO’ i shtrirë mbi shëndetin e shqiptarëve”, deklaron deputetja e PD-së.

Read more:“Institucionet në shërbim të bandave”, Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi

Në përfundim, Tabaku e lidh nismën me atë që ajo e cilëson si personalizim të institucioneve dhe përdorim të pushtetit publik në shërbim të një pakice. Sipas saj, Edi Rama dhe Partia Socialiste përbëjnë pengesën kryesore për ndërtimin e një shteti që punon për qytetarët dhe jo për klientët e pushtetit.

“Beteja jonë nis këtu: së bashku kundër një sistemi që përdor shumicën për t’i shërbyer pakicës”, përfundon Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Buxheti #Edi Rama #Fonde #Jorida Tabaku #kayo #Kryesore #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Maliqi rikthen festën e vjeshtës, vijon tradita e një dekade e panairit me produkte vendase
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e…

• 2 minuta më parë • 10 min lexim
Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në…

• 11 orë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by