Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

• 25 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Tre ditë para një tryeze të planifikuar të Kryeministrit Rama me krerët e institucioneve të drejtësi, me qëllim diskutimin e një arkitekturë të re pagash, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi mesazhin e dha të qartë në emër të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve.

“Kjo mbledhje zhvillohet në një moment kur debati publik ka sjellë përsëri në vëmendje marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë që lidhen me statusin e gjyqtarit. Ky nuk është objekti i mbledhjes së sotme, por nga çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të dimë të nxjerrim mësime. Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja. Atëherë shihet nëse institucionet dinë të argumentojnë, të mbrojnë kompetencat e tyre, të përdorin mjetet kushtetuese dhe të dialogojnë pa hequr dorë nga parimet.

Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendos përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet”, tha Sadushi.

Read more:FOTO/ “World Law Congress Albania 2027” në Tiranë, Mattarella dhe Mbreti Felipe VI mes të ftuarve! Alket Hyseni zbulon detajet nga takimi në Romë

Megjithatë togat e zeza e lenë derën hapur për dialog, por vetëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Kryetari i Gjyjkatës së Lartë, tha se sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, i duhet një proces institucional me vështrim afatgjatë, ku secili pushtet të marrë përgjegjësi për çështjet që i përkasin dhe ku bashkëpunimi të çojë në zgjidhje konkrete.

“Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut… Ne duhet të jemi po aq të qartë edhe për kufijtë e këtij dialogu. Ai nuk mund të nisë dhe të përfundojë te paga. Një dialog serioz ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej mosmarrëveshjes së momentit dhe të përballet me çështjet që përcaktojnë në mënyrë reale aftësinë e sistemit për të dhënë drejtësi. Sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”.

Read more:Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë

Këto deklarata Sadushi i bërë para qindra gjyqtarëve, të cilët u mblodhën për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një nga radhët e Gjyaktës së Lartë, një nga të apelit dhe të tretin nga gjykatat e shkallëve të para.

Dy kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.

Ndërkohë nga 2 kandidaturat nga radhët e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Nga kandidaturat nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, u zgjodh gjyqtarja Brunilda Kadi. Kadi mori 167 vota, përballë dy kandidateve të tjera nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, Matilda Llangozi, që mori 101 vota dhe Manjola Xhaxho që mori 90 vota.

Read more:Zgjidhet anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit

Të tre kandidatët e zgjedhur sot, do të zënë tre vendet vakante që do të krijohen në 12 dhjetor 2026, pasi përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:04

Mbledhja e gjyqtarëve/ Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi zgjidhen anëtarë të KLGJ-së!

1788449034_klgj.JPG

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Read more:Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Dy kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.

Ndërkohë nga 2 kandidaturat nga radhët e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Nga kandidaturat nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, u zgjodh gjyqtarja Brunilda Kadi.

Read more:Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

Kadi mori 167 vota, përballë dy kandidateve të tjera nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, Matilda Llangozi, që mori 101 vota dhe Manjola Xhaxho që mori 90 vota.

Të tre kandidatët e zgjedhur sot, do të zënë tre vendet vakante që do të krijohen në 12 dhjetor 2026, pasi përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

SI.E./P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • gjykata e larte
  • pagat e drejtesise
  • sokol sadushi
  • klgj
  • sander simoni
  • fatri islamaj
  • brunilda kadi
  • edi rama
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


1.0 / 5 (3 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #brunilda kadi #Edi Rama #fatri islamaj #Gjykata #gjykata e larte #klgj #pagat e drejtesise #sander simoni #sokol sadushi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by