Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk ka asnjë firmë që më implikon”/ Blushi pas video-mesazhit të Ramës: Po bonusi për “Integrated Energy BV” dhe inceneratori i Elbasanit? Ky duhet shporrur!
Politikë

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”/ Blushi pas video-mesazhit të Ramës: Po bonusi për “Integrated Energy BV” dhe inceneratori i Elbasanit? Ky duhet shporrur!

• 27 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar deklaratën e tij se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë që e implikon në shkelje të ligjit.

Blushi ngre dy çështje që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me firmat e kryeministrit, duke përmendur bonusin e dhënë për kompaninë “Integrated Energy BV” dhe procedurën për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

“Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin”, shkruan Blushi.

Read more:“Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës”/ Blushi: Shkarkoi Hysenin, por nuk “dorëzon” Ballukun

Sipas tij, më 7 dhjetor 2016, Rama ka firmosur dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë “Integrated Energy BV” në procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Blushi pretendon se në momentin kur është firmosur bonusi, kjo kompani nuk ekzistonte.

“Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani nuk ekzistonte në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese”, shprehet ai.

Read more:Dimri ‘troket’ që në shtator, dëbora zbardh bjeshkët e Tropojës (VIDEO)

Çështja e dytë që ngre sekretari i Përgjithshëm i PL-së lidhet me inceneratorin e Elbasanit. Blushi pretendon se Rama ka firmosur për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit, edhe pasi, sipas tij, autoritetet përkatëse ishin njoftuar se procedura ishte e paligjshme.

“Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin ‘Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat’, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit”, vijon Blushi.

Read more:Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

Në përfundim, ai deklaron se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit dhe bën thirrje për largimin e tij nga pushteti, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Ramës.

“Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!”, përfundon Blushi.

Read more:Rama kthehet sot nga SHBA-të, mban konferencë në Rinas

Reagimi i plotë: Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin.
Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.
2. Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.
Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.
Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë.
Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet.
Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!
Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!

Lexo edhe
Politikë

“Rama faktoi se është kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim”, Balliu: Do të mbrojë Vlora Hysenin! Mesazhi që donte të përçonte, “prekte” edhe Ballukun

Politikë

“Rama s’mbajti përgjegjësi për skandalin e SHISH! Normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare”/ Këlliçi: Nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Koha e tij ka marrë fund!

Tags: #Edi Rama #Energy #kompani #pushteti #rama #shqiptaret #tedi blushi #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama faktoi se është kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim”, Balliu: Do të mbrojë Vlora Hysenin! Mesazhi që donte të përçonte, “prekte” edhe Ballukun
  • “Rama s’mbajti përgjegjësi për skandalin e SHISH! Normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare”/ Këlliçi: Nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Koha e tij ka marrë fund!
  • Katër muaj protestë! Sot dita e 120 e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës
  • Rama sulmon kritikët e PS dhe opozitën: Kundërshtarët e mi janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dështak-zemërakët e ish-rrugëve qeveritare
  • Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama faktoi se është kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim”, Balliu: Do të mbrojë Vlora Hysenin! Mesazhi që donte të përçonte, “prekte” edhe Ballukun
  • “Rama s’mbajti përgjegjësi për skandalin e SHISH! Normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare”/ Këlliçi: Nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Koha e tij ka marrë fund!
  • Katër muaj protestë! Sot dita e 120 e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës
  • Rama sulmon kritikët e PS dhe opozitën: Kundërshtarët e mi janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dështak-zemërakët e ish-rrugëve qeveritare
  • Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama faktoi se është kumbari i marrëveshjes SHISH-Krim”, Balliu: Do të mbrojë Vlora Hysenin! Mesazhi që donte të përçonte, “prekte” edhe Ballukun

levis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Shërbimit Informativ të Shtetit…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama s’mbajti përgjegjësi për skandalin e SHISH! Normalizoi goditjen e sigurisë kombëtare”/ Këlliçi: Nuk do ta mbajë dot me forcë pushtetin! Koha e tij ka marrë fund!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Katër muaj protestë! Sot dita e 120 e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 120-të, ndërsa aktivistë dhe qytetarë pritet të mblidhen sërish…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by