Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat
Sociale

Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

MALIQ–Për të tretën herë brenda pak muajsh, banorët e Burimasit në Maliq protestuan kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë.

Protesta ka nisur me bllokimin e rrugës dhe pengimin e mjeteve të Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizime që po punojnë për projektin.

Por situata është tensionuar më tej me ndërhyrjen e policisë, duke sjellë përplasje dhe shtyrje mes efektivëve dhe banorëve.

Read more:Qytetarët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë/ Debate të ashpra më Ramën: Nuk e duam bashkimin me Korçën

Gjatë përplasjes, një prej protestuesve ka humbur ndjenjat. Banorët kanë kërkuar ambulancën, ndërsa ai ka deklaruar se gjendja i ishte shkaktuar nga tensioni dhe tashmë ndjehet mire.

Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi që aktualisht furnizon fshatin Burimas, për ta përcjellë atë drejt Zvezdës.

Ata kërkojnë që për furnizimin e Zvezdës të gjendet një tjetër burim, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë ndërhyrjen në skemën që furnizon me ujë fshatin e tyre.

Read more:Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Përplasja me policinë nuk ka ndryshuar qëndrimin e banorëve, të cilët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e punimeve.

Nga ana tjetër, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime thotë se projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe se nuk do të cenojë ujin e Burimasit.

Sipas Thoma Koroveshit, drejtues i Njësisë së Projektimit pranë Ujësjellësit, depoja e Burimasit me kapacitet 200 metër kub ujë, është ndërtuar fillimisht për furnizimin e Burimasit dhe Ormanit. Pas zgjidhjes së furnizimit të Ormanit përmes një investimi të mëparshëm, kapaciteti i kësaj depoje është parashikuar të përdoret për furnizimin me ujë të Zvezdës.

Read more:“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Por ky shpjegim nuk i ka bindur banorët. Ata këmbëngulin se nuk do të lejojnë marrjen e ujit nga burimi i tyre dhe kërkojnë një zgjidhje tjetër për furnizimin e Zvezdës.

Pas përplasjes me policinë, 3 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Maliqit per shkak të kundërshtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata pritet të japin deklarimet e tyre në komisariat, ndërsa më pas do të vijojnë veprimet procedural ndaj tyre.

R.D/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • policia
  • perplasje
  • uje
  • burimas
  • proteste
  • maliq
  • Korce
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


0.0 / 5 (0 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Sociale

VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj

Sociale

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Tags: #Banorët #burimas #Korce #maliq #perplasje #Policia #Protesta #proteste #uje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj
  • Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Këshilli Bashkiak i Maliqit refuzon bashkimin me Korçën, 21 anëtarë votojnë kundër, vetëm 1 pro
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…
  • Këshilli Bashkiak i Maliqit kundër bashkimit me Korçën, 21 anëtarë votojnë kundër, vetëm 1 pro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 21 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj

Pamje panoramike nga rruga Shirokë-Zogaj, me Liqenin e Shkodrës në njërën anë dhe malin në tjetrën, ka ndarë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit

KUKËS – Rreth 30 kilometra larg qytetit të Kukësit, rruga me kthesa mes maleve të çon drejt fshatit…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by