Mbajeni butonin e ndezjes për 10 sekonda – truku që shpejton menjëherë çdo televizor inteligjent

Published:

Prodhuesit e përmbajtjes theksojnë se shumë përdorues të televizorëve përballen me një problem të zakonshëm: ngadalësim i pajisjes, hapje e ngadaltë e aplikacioneve dhe ngecje gjatë përdorimit të shërbimeve si YouTube apo Netflix.

Arsyeja kryesore për këtë ngadalësim, sipas shpjegimeve teknike, nuk është lidhja e t, por memoria e mbushur (cache) e pajisjes.

Kjo memorie ruan të dhëna të përkohshme nga aplikacionet për t’i hapur më shpejt herën tjetër, por me kalimin e kohës ajo mbushet dhe mund të ngadalësojë sistemin.

Në shumë raste, fikja e zakonshme e televizorit nuk e zgjidh problemin, sepse pajisja nuk pastrohet plotësisht – ajo thjesht kalon në gjendje pritjeje.

Për këtë arsye, rekomandohet një “restart i ftohtë” i sistemit, i cili mund të bëhet thjesht duke mbajtur të shtypur butonin e ndezjes për rreth 10 sekonda, derisa televizori të fiket dhe të rindizet me logon e prodhuesit.

Ky proces mbyll të gjitha proceset e fsheh dhe çliron memorien e brendshme, pa fshirë aplikacionet apo të dhënat personale.

Nëse kjo nuk funksionon në disa modele, një alternativë është shkëputja e televizorit nga rryma për disa minuta, gjë që ndihmon gjithashtu në rifreskimin e sistemit.

Gjithashtu, këshillohet fshirja e aplikacioneve që nuk përdoren, lënia e hapësirës së lirë në memorje

dhe përditësimi i sistemit operativ.

Në raste të rënda, zgjidhja mund të jetë rikthimi në parametrat fabrikë, por kjo fshin të gjitha të dhënat dhe llogaritë. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img