Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Seanca në GJKKO për “Plumbin e Artë”, zbardhen dëshmitë në sallën e gjyqit. Ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet…
Aktualitet

Seanca në GJKKO për “Plumbin e Artë”, zbardhen dëshmitë në sallën e gjyqit. Ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit: Në telefonin e Nuredin Dumanit u gjet…

• 23 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i Artë”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila po ndjek seancën, ka siguruar dëshminë e Krenar Guçes, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit.

Gjatë dëshmisë së tij, Krenar Guçe deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, për persona që sipas tij kishin qëllime dashakeqe ndaj tij. Ai tha se për këtë arsye kishte përfituar mbrojtje shtetërore për rreth dy vite.

Guçe shtoi se në telefonin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ishte gjetur një fotografi e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur informacion të plotë mbi momentin e kërcënimit.

Ai kujtoi gjithashtu një aksident të ndodhur më 5 nëntor 2021, duke thënë se ka qenë për një periudhë të gjatë me raport mjekësor dhe jashtë detyrës aktive.

Diskutimet në seancë:

Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?

Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një aksident, theva këmbën. Qëndrova 6 muaj me raport.

Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur te telefoni i Dumanit.

Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.

Avokati i Fatos Gosës (Pasi lexon një procesverbal të këqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019): Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni këqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?

Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.

Më tej pyetet për kërcënimin

Krenar Guçe: Mua më kanë thirrur eprorët dhe më është bërë me dije se ndaj meje persona të caktuar kanë ndërmarrë veprime dhe më kanë dhënë mbrojtje për sigurinë time. Në 5 nëntor 2021 kam bërë aksident dhe kam qenë me leje në periudhën kur më kanë vënë në dijeni. Unë nuk kam ditur gjë. Drejtuesit e mi më vunë në dijeni për kërcënimin, pasi në telefonin e Nuredin Dumanit ishte gjetur një foto e imja.

Pse nuk e keni referuar në prokurori emrin e tij? (referuar procesverbalit të vëzhgimit të Hajdar Copjas)

Krenar Guçe: Procesverbali që lexuat është i qartë. Informacioni është referuar…

Ky s’ka shënuar emrin e Armis Stafës, si personi që shoqëronte Hajdar Çopjan.

Avokati Përparim Kulluri: Përse ju kanë thirrur si dëshmitar, se nuk ndodh që çdo oficer policie të thirret?

Guçe: Jo, nuk e kuptoj, ma thuaj ti.

Prokurori: Mos e pyet!

Avokati Përparim Kulluri: Kur s’keni bërë ju hetim, do pyesim ne si avokatë. Të nderuar, ky oficer është thirrur për t’u pyetur pse s’ka bërë detyrën. Si është procedura për një person në kërkim? Si organizohet puna nga policia?

Guçe: Person në kërkim.

Avokati Përparim Kulluri: Policor apo me masë? Policia e Shtetit, kur ka informacion për persona me masë sigurie, mund të ushtrojë kontroll. Çfarë ndodh?

Prokurori: Pyetjet duhet të jenë jo në parim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Foto #GJKKO #policia e shtetit #rinas #Ura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
  • VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë
  • Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit! Përjashtohet maturanti nga Kukësi
  • Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)
  • “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by