Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë
Botë

Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë

• 24 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vizitë dy ditore me peshë të veçantë politike dhe gjeostrategjike po zhvillon në Athinë presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti në kryeqytetin grek në mbrëmje, në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në një moment kritik për Evropën dhe ka në fokus forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Francës dhe Greqisë.

Menjëherë pas mbërritjes, Macron u drejtua në qendër të Athinës dhe më pas në Agoranë Romake, ku së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillojnë një diskutim publik me temë “Sfidat për Evropën, rruga drejt së ardhmes”.

Dy liderët, të sapokthyer nga një samit joformal i BE-së në Qipro, janë ndalur tek zhvillimet në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe roli i Bashkimit Evropian në një rend të ri ndërkombëtar.

Mbrëmjen e sotme, programi vijon me një darkë zyrtare në Pallatin Presidencial, me pjesëmarrjen e rreth 110 të ftuarve, përfshirë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të biznesit.

Por thelbi i vizitës pritet të shfaqet nesër, gjatë takimit në zyrën kryeministrore, ku Macron dhe Mitsotakis do të nënshkruajnë rinovimin e marrëveshjes strategjike franko-greke për pesë vitet e ardhshme, një marrëveshje që përfshin një klauzolë të fortë të mbrojtjes së ndërsjellë.

Në tryezë janë çështje me rëndësi të lartë ushtarake dhe gjeopolitike: zgjerimi i bashkëpunimit në mbrojtje, zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në Mesdheun Lindor, si dhe rritja e pranisë franceze në rajon.

Sipas burimeve nga Parisi, Franca po propozon edhe shtrirjen e “ombrellës bërthamore” në nivel evropian, përmes vendosjes së avionëve Rafale në baza greke dhe një pranie më të qëndrueshme të nëndetëseve franceze në Egje dhe Mesdhe.

Në të njëjtën kohë, diskutohet edhe për sisteme të reja të mbrojtjes, përfshirë teknologji kundër-raketore dhe dronë në ishujt e Egjeut, si dhe lehtësira për flotën franceze në portet greke në një vizitë që shpreh një mesazh të qartë sic theksojnë edhe mediat greke: forcimi i boshtit Athinë-Paris dhe rritja e autonomisë strategjike të Evropës, në një periudhë me tensione të larta ndërkombëtare.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Emmanuel macron #Franca #greqi #Kyriakos Mitsotakis #Mediat #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • “E ardhmja është rinia”/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Bashkohuni, të gjithë bashkë t’i dalim zot këtij vendi
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj
  • Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Tiranë, Presidenca ndan pamjet e takimit me Begajn tek Pallati i Brigadave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by